Shqiptarë apo 20%?

Nga Muhamed Alili

Çështja e përdorimit të gjuhës shqipe nëpër shkolla dhe institucionet tjera kulturore e shtetërore  ka qenë brengë e përhershme që nga koha e Rilindjes e deri në ditët e sodit në të gjitha trojet shqiptare.Jeronim De Rada dhe arbëreshët janë pasqyrë e një mundi të madh dhe sakrifice mbinjerëzore për ta ruajtur dhe zhvilluar gjuhën shqipe  mija kilometra larg nga vendi i lindjes.

Në Maqedoni, njësoj si në trojet tjera shqiptare, kjo dashuri ndaj shqipes është kultivuar nga mësues, profesorë, intelektualë, gazeta e gazetarë, televizion, nxënës e studentë fillimisht me hapjen e shkollave shqipe dhe zgjërimin e rrjetit të tyre. Gjuha ka qenë gjithnjë në agjendën kryesore të protestave dhe demonstratave të popullit dhe studentëve, përfshi këtu edhe demonstratat e vitit 1968.

Megjithate peshën e rëndë të dashurisë ndaj shqipes e kanë bartur punëtorët e arsimit të cilët në të shumtën e rasteve edhe atë copë të vogël të bukës zë zezë, (që ishte më e lirë se e bardha) e kishin rrezikuar ta largojnë nga goja e fëmijve të tyre nga shkaku se shteti dhe pushteti këta veprimtarë mbrojtës të gjuhës i nxjerrte nga puna dhe i ndjekte përjetë.

Kështu mësuesit tanë në agoninë e socializmit sakrifikuan shumë për evidencën pedagogjike në gjuhën shqipe, kundërshtuan me ngulm mbylljen e shkollave dhe u vunë në rradhë të para për rihapjen e tyre.

Këtu, në Maqedoni, vite të tëra kaluan në përpjekjet e të gjithëve për ruajtjen dhe avansimin e gjuhës.Nuk ka pasur dhe as që ka asociacion kulturor e arsimor ose parti politike që në qendër të vëmendjes nuk e ka pasur dhe nuk e ka statusin arsimor, kulturor, politiko-juridik të gjuhës shqipe.

Konsideroj se me të drejtë populli (atë që ne politikanët  me të drejtë e quajmë elektorat) na thotë se ne brenda 27 vitesh nuk paskemi ditë asgjë tjetër përveç premtimit se gjuhën shqipe do ta bëjmë zyrtare kur në të njejtën kohë privatizimi na kaloi para syve e nuk e hetuam, populli u varfërua tejmase dhe politikanët u pasuruan sa sheikët e Arabisë në kurriz të popullit. Një ditë filantropi Van der Shtul duke u vozitur nëpër një rrugë fushe në Tetovë një bujku të djersitur nga puna i kishte thënë puna e mbarë dhe pastaj e kishte pyetur:“Si i keni të lashtat?“.Bujku i lodhur nga puna duke mos e kuptuar anglishten e Shtulit shpejt ishte përgjgjur: „Universitet, universitet!

Shumë vite pas, më bie të shkoj mbi varrin e Shtulit dhe t’i thomë: universitetin që bujku e kërkoi dhe JU e themeluat , ne pamëshirshëm e shkatëruam. Ka mbetur edhe ndonjë copë e vogël universiteti. Mos u çudit: me pak lekë në xhep kryejsh universitet.Më lirë se patatet! Rinia studentore  në Tiranë i pushtoi rrugët ta shpëtojë arsimin shqip e kjo e jona është  në gjumë të thellë.Nuk guxojnë t’ua prishim rehatinë liderëve tanë. E liderët e vazhdojnë punën kur vijnë zgjedhjet dhe në kupë të kresë bërtasin: shqip, shqip,vetëm shqip!

Gjatë bisedimeve politike në Ohër për të famshmen Marrëveshtje kornizë,një kokëdhimbje të posaçme na ka shkaktuar statusi zyrtar i gjuhës shqipe  shkruan Pardew  ( “Krijuesit e paqës: lidershipi amerikan dhe fundi i gjenocidit në Ballkan” ( Peacemakers: American Leadership and the End of Genocide in the Balkans, 2018) .StrugaLajm

Më 17 korrik 2001 televizioni A1 informon se të dërguarit special të BE dhe SHBA Leotar dhe Perdju e dorëzuan versionin e fundit të platformës së tyre për ndryshime kushtetutare. “…Sipas propozimeve të tyre gjuha shqipe e merr statusin e gjuhës së dytë zyrtare. Propozim-zgjidhja e re për çështjen e gjuhës,  praktikisht do të thoshte shpallje e gjuhës shqipe për gjuhë të dytë zyrtare, e solli dialogun në krizë. Propozimi që mbrëmë e dhanë Leotar dhe Perdju është i papranueshëm për VMRO-DPMNE dhe LSDM.Kryetari Boris Trajkovski me bisedat telefonike me disa shtetarë botëror  u ka sqaruar se ajo çka e ofrojnë lehtësuesit Leotar dhe Perdju faktikisht do të thotë federalizim i shtetit, se është jashtë kornizës së dialogut bazë e të cilit janë  propozimet e Badinter.

Kthesa në bisedime është bërë, shkruan Pardew, që e dëshmon edhe Imer Imeri në një intervistë (e që edhe ambasadori francez Terral vet ma pat thënë në Luksemburg) më 16 korrik 2001 në ditën e festimit të pavarësisë franceze kur pas kritikave të ashpra drejtuar Arben Xhaferit nga ana e Pardew se shqiptarët kanë parashtruar kërkesa joreale, ky i fundit ka pranuar të bëjë lëshime dhe të pranojë pozicion më të dobët të gjuhës shqipe dhe të tërhiqet nga kërkesa për kontroll të tërësishëm të policisë lokale.

Shqiptarët pranuan draft-tekstin me të cilin shqipja bëhet gjuhë e dytë zyrtare por jo të niveli të njejtë, vazhdon Pardew. I thashë Xhaferit se poqese më jep garanca se të gjithë liderët shqiptarë do ta pranojnë propozimin, do tia ofrojmë kryetarit si shansë më të mirë për marrëveshtje. Disa orë më vonë Xhaferi u paraqitë me garanca….megjithatë për shqiptarët statusi i gjuhës së tyre ishte prioritet parësor…” ( Pardew, 2018).

Më 29 korrik 2001 liderët shqiptarë Imer Imeri dhe Arbën Xhaferi tentojnë ta bindin kryetarin Trajkovski që ta pranojë  statusin e barabartë zyrtar të shqipes me maqedonishten si kusht për çarmatimin e UÇK-së por ai e refuzon këtë. Në mbrëmje të 29 korrikut pala shqiptare pranon kompromisin që GJUHA SHQIPE TË KETË STATUSIN E GJUHËS ZYRTARE POR QË NË TEKSTIN E MARRËVESHTJES MOS QËNDROJ TERMI “GJUHA SHQIPE”  por gjuha e komunitetit që është 20%Më 31 korrik 2001 të dy palët e pranojnë kompromisin e gjuhës por Georgievski kërcënon me lëshimin e bisedimeve.StrugaLajm

Puna është shumë e qartë dhe nuk ka ekuivoke. Si gjithnjë klasa politike maqedonase ka synuar krijimin e shtetit të tyre kombëtar ku etnikumet tjera do të ishin në pozitë minoritare. Ata këtë pozicion e mbrojnë me arsyetimin se nuk mund që  shqipen ta veçojnë prej serbishtes, turqishtes, gjuhës rome, vllahe etj, etj. Ne në mënyrë naive kërkojmë: pasi e keni përmendur veten tuaj si maqedonas pse bashkë me ju mos jemi edhe krejt ne që përmendemi në Preambulë, si qytetarë që jetojmë në Maqedoni si pjesë e popujve tanë?

Lind pyetja: pse pozicionin tonë mos e mbrojmë me argumente gjuhësore por me barazime?

Në hartimin e politikës gjuhësore bëjnë pjesë këto elemente:

-sa banorë e flasin një gjuhë në një regjion, një shtet;

-autoktonia e tyre;

-sa nxënës në shkolla fillore, të mesme, universitete shkollimin e tyre e kryejnë në atë gjuhë;

-sa libra shkollore botohen në atë gjuhë;

-sa beletristikë e libra shkencore botohen në atë gjjuhë (krejt brenda një viti)

-sa mediume japin emisione në atë gjuhë, sa filma xhirohen në atë gjuhë e sa pjesë teatrale jepen,

-sa universitete zhvillojnë mësim në atë gjuhë.

Tash gjykoni: a duhet gjuha shqipe ta ketë statusin  e njejtë j


Loading...
loading...