SHQIPTARËT DHE KRYETARI I SHTETIT

Xhevdet Nasufi/Strugalajm.com

Është sinjifikativ konstatimi, argument i provuar historikisht, se përpjekjet dhe vlerat civilizuese të shqiptarëve,por edhe globalizuese,fillesat i kanë që nga pellazgët e vjetër të shtrirë në hapsirat e Evropës .Argumenti në fjalë ka edhe dimenzionin ndërkombëtar:” Ndonëse të gjithë popujt e gadishullit janë të ardhur, barbarë,vetëm dy popuj janë autoktonë e jobarbarë:grekët dhe shqiptarët,” konstaton njohësi i shkëlqyer i Ballkanit,Schevil . Si rrjedhojë, është imponim historikë dhe gati antropologjikë tendenca integruese,shoqëroro-sociale dhe hapsinor e shqiptarëve. Ajo që edhe në kohën disadekadashe të tranzicionit lebeditemi këndej andej në makth,nuk është më vetëm vepër e të tjerëve që historikisht(pos Amerikës) nuk na kanë dashtur dhe nuk na kanë ndihmuar, tani është më shumë vepër e politkbërësve shqiptar që na kanë lënë në paradhomën e Evropës së bashkuar. Falenderimi i takon Amerikës që jemi në dhomën e NATO-s dhe që shqiptarët jan më të lirë se kurë, kudo që janë. Aleanca Veri Atlantike është element madhor për këtë.
Zgjedhja e Kryetarit të Maqedonisë Veriore në 5 Maj ishte akt madhor i shqiptarëve të cilët ashtu sikur inaguruan Zaevin Kryeminister dhe substitujuan gruevizmin ,inaguruan edhe Pendarovskin Kryetar të Shtetit duke dhënë dy porosi domethënëse: Së pari për nevojen që të shqiptarizohet në përmasa kushtetuese funksioni i Kryetarit të Shtetit; Së dyti,që të evropizohet i njejti funksion.
Pra, merita për zgjedhje të Pendarovskit i takoi shqiptarëve dhe vetëm atyre dhe çdo dashamirës shqiptar dhe maqedonas duhet të përkulet para këtij akti. Kjo,edhe për një të vërtetë tjetër: Për të parën herë vota e shqiptarëve nuk u përdhos as nga skamja dhe mjerimi,as nga dhuna dhe presioni,por as nga blerja e shëmtuar e vullnetit të qytetarit.Sikur të mos ishte kështu vall, a do të ndodhte që Pendarovski në raundin e parë zgjedhor të kishte diferencë të papërfillshme të votave me ultranacionalisten Siljanoska,apo që Blerim Reka në raundin e parë karshi votave të gjithmbarshme të shqiptarëve (mjerisht propagandën e zhvilloi në linjë të qytetarisë pacifiste dhe doktrinare,bile nuk atakoi fare tendencën dhe konceptin për shtetë unitar të VMRO-së dhe Siljanovskës ) nuk mori numrin e duhur të votave nga fondi i votës së shiptarëve?
Gjithsesi,shqiptarët pa ndikimin dhe presionin e askujt e bëren zgjedhjen e duhur: Së pari,të arrihet pragu zgjedhor i domosdoshëm si imperativ ligjor;Së dyti, të zgjidhet kandidati pro-përëndimori si përkrahës institucionale në proçeset vijuese integruese, Maqedonija e Veriut në NATO dhe në BE.Dhe çdo gjë ndryshe do i jepte jetë dhe shpresë reale gruevizmit dhe profetizimit të së kaluarës.
Miq të dashur,shqiptarët dhanë fuqishëm përcaktimin stretegjik të tyre sot e për gjithmon: Së pari, ata nuk i përkrahin demokratët e rrejshëm në politikë, pa dallim se kujt provinience etnike,politike apo fetare i takojn,por edhe më pak ultranacionalzmin e shtrirë gjërë në radhët e VMRO-së dhe te Siljanovskës si eksponente e tyre; Së dyti,cementojn në mënyren më të mir të mundshme përcaktimin parahistorik me vlerat civilizuese të Shteteve të Bashkuara të Amerikes dhe Bashkimit Evropian.
Mirëpo,demokracia konsensuale nuk u kuptua dhe koncipua ashtu si ajo duhet realisht të jetësohet.Reflektimi pragmatikë sot në Komisionin Shtetëror shtruar pasqyroj shoqërin e segmentarizuar të Maqedonisë Veriore(për segmentarizimin e Maqedonisë dhe votës në te më së pakti janë fajtor shqiptarët), kur Pendarovski mori tapin e Presidentit të shtetit.Kjo nuk ndodhi në dy gjuhët zyrtare,ai këtë e përkrahu dhe që në fillim dha mesazhin më të papritshëm: Demokracia konsensuale në ushtrimin e funksionit tim do jetë selektive,apo e papërfillshme.StrugaLajmStrugaLajm


Loading...
loading...