SHQIPTARET E PAMBROJTUR/2-Xhevdet NASUFI

Prof.Dr.Xhevdet Nasufi
Gjersa në Evropën e bashkuar ka marë hov nacionalizmi(Brexit,Katalonia…) kontemporancës të së cilt nuk mund ti bëhet vërejtje e qëndrueshme si sfidë e interesit legjitim të kombeve dhe shteteve gjegjëse,nacionalizmi shqiptar(kombëdashuria dhe shtetdashuria) po topitet në pacifizëm neveritës të paparë,të cilit edhe një dënim gjykate prej gati pothujse se njëmijë vjet(pavarësisht fajsisë reale apo sajesës në kuzhinat e mbrapshta politike idioteske antishqiptare), nuk i bën përshtypjen e duhur. Kjo, për arësye se deklaratat politike partiake që u lançuan për këtë rast (veçmas ajo e BDI-së),rrisin neverinë, lëndojnë ndjenjën kombëtare,sepse edhe koha e shpalljes së dënimeve,edhe pamëshirësia e veprimit të shtetit për lartësinë dhe cilsinë e dënimeve, nuk është bërë/nuk është dashur bërë/, jasht një diskursi politik të politikbërjes shqiptare dhe maqedonase(ata edhe e kanë aranëxhuar që vendimi të shpallet menjëherë pas zgjedhjeve vëndore), pavarësisht pse ndodhi dhe si ndodhi kjo ngjarje tragjike në Kumanovë.Kjo, sepse Maqedonia nuk e kanë kaluar fazen e veprimit idiotesk të transormimit të vet dhe të transformimit të demokratëve të rrejshëm : Sepse kur flet politika,gjyqësia hesht. Vallë, a nuk janë në qeveri dhe në politikë shqiptarët sot?
Miq të dashur, zgjedhjet vendore sa po u mbyllen. U vërejt qartë dhe pa mëdyshjen më të vogël se: Shqiptarët politikanë në zgjedhje i kanë lënë anash projektet legjitime kombëtare. Projektet e domosdoshme madhore etnike janë konvertuar në individuale, grupore dhe klienteliste: Vallë, ku mbeti integrimi real i shqiptarëve në shtet nëpëtmjet funksioneve reale shtetërore që objektivizojnë barazinë, si dhe cilësia e përfaqësimit të shqiptarëve në Shtet:(?!) Mbrojtja me sektorët më të rëndësishëm së sajë të zbulimit dhe kundërzbulimit?! Ku është policia me shërbimet intelegjente të sajë, po ashtu të pashkelshme për shqiptarët?! Vallë, ku është finansa dhe politika fiskale me tërë gamën e mjeteve publike që nga hyrja e gjer te shpenzimet, po ashtu të pakapshme oër shqiptarët?! Vallë, ku është gjyqësia dhe organet e ndjekjes me tërë mekanizmin dhe aparatin ndëshkues dhe dhunues i paimagjinueshëm që të manaxhohet nga shqiptarët?! Ku mbeti decentralizimi i pushtetit,veçmas ai fiskal si kusht për avansimin bazikë të te drejtave të shqiptarëve i cili ka mbetur në fillimet e veta? Vallë, ku mbeti mirëqenie socio-ekonomike e shqiptarëve që çdo ditë po keqsohet, e veçmas shpërngulja jashtë rregullave dhe standardeve të kohës, apo kultivimi dhe zhvillimi i vlerave kombëtare të arkivuara dhe konservuara në histori? Vallë, pse askush nuk i rikthehet Marëveshjes së Ohrit, e cila nuk ishte vetëm në funkcion të ndërprerjes së armiqësive mes shqiptarëve dhe maqedonasve, por është edhe një marrëveshje historike për avansimin e pozitës së shqiptarëve gjer në barazi mes tyre dhe maqedonasve nëpërmjet parimit të bashkshtetsisë funksionale?! Si është e mundur që sot e gjithë ditën, që askush shqiptarët nuk i mbron nga gjykatësit dhe prokurorët nacional-shovenistë, nga policët dhe sigurimsat që urrejnë Shqiptarët?! Pse askush nuk ndërton rrugët që frekfentojnë kryesisht shqiptarët, e që lidhin Kosovën dhe Shqipërinë?!! Edhe një pytje, po të doni edhe publike për politikanët tanë,veçmas për ata të BDI-së: Ku e gjeni fuqin miq të dashur të kërkoni ndihm ndërkombëtare gjyqësore- juridike, pothujse në post- festum për Lagjen e Trimave pas kaq vitesh? Këtë e keni bërë edhe për proçese të tjera gjyqësore-juridike(?!) , paçke gjatë afro 16 vjetë e keni në posedim ministrinë e drejtësisë dhe shum mekanizma të tjerë?! Ku e gjeni fuqin miq të dashur që para ndërkombëtarëve të ligjëroni dhe të odizoni marëdhëniet shqiptare-maqedonase si idilike?! Vallë, a nuk e dini se pas ligjërimeve të këtilla ndërkombëtarët e kanë ndërtuar edhe politiken e komoditetit dhe mosëshqetësimit për marëdhëniet ndëretnike në Maqedoni?! Vall, mos mendoni se zgjodhët kryetar shqiptar të parlamentit dhe u bë nami ( sepse të tillë e kishim në komunizëm)?!. Kjo,edhe për ate se të gjithë që pak e kuptojnë praktikimin e politikës e dinë se parlamenti është një ekspoziturë,gjegjësisht dorë e zgjatur e qeverisë. Ky parlament nuk eshte as kongres apo senat amerikan,as bundestag gjerman dhe aq më pak senat bellg,apo dhomat ligjivënse të Konfederatës Zviceriane.
Tërë kjo reflekton nevojën për shqetësim. Këtu nukë ka egzagjërim apo teprim morbid, por as zgjuarsi të veçantë. Ky është konstatim sublim i gjëndjes morbide për vet shqiptarët që sot nuk e kanë sigurinë e duhur si asnjëherë më parë,jo vetëm në gjyqësinë nacional-shoveniste dhe të ndikuar nga politika,por edhe për diçka tjetër: Shqiptarët për të parën herë nuk diten cilin ta votojnë: Ali Ahmetin, Ziadin Selen, Bilal Kasamin, Mendu Thaçin në njëren anë,ose Zoran Zaevin në anën tjetë. Këtë segmentarizim politikë të paparë nuk e kan përjetuar Shqiptarët. Gjithmonë e kanë patur të qartë kundërshtarin në arenën politike, por jo edhe sot, Nacionalizmi si fenomen shoqëroro-politkë, apo kombëdashuria dhe atdhedashuria sot është përparsi dhe ide madhore në progres ndër popujt e civilizuar, ama jo edhe tek shqiptarët. Vallë, kodin etnik të identitetit dhe veprimit politikë karshi pacifizmit idiotesk dhe demokratëve të rrejshëm nuk duhet ta mbrojë popull?


Loading...
loading...