Shqiptarët e Shqipërisë më të pasur se ata të Maqedonisë!

Sipas të dhënave, Maqedonia qëndron më mirë në Evropë vetëm se Serbia, Bjellorusia dhe Ukraina. Bile më të pasura si shtete se ne, janë edhe Shqipëria me pasuri prej 8400 dollarë për banorë, Bosnja e Hercegovina me 8900 dollarë për banorë dhe Mali i Zi me 14 mijë dollarë për banorë

Maqedonia renditet në vendin e katërt në Evropë, sipas pasurisë mesatare të banorëve të saj. Si shtet me 5700 dollarë pasuri për kokë banori, renditemi ndër të fundit për shkak të borxheve të mëdha të qytetarëve nëpër banka si dhe pagave të ulëta, shkruan gazeta KOHA.

Sipas të dhënave, Maqedonia qëndron më mirë në Evropë vetëm se Serbia, Bjellorusia dhe Ukraina. Bile më të pasura si shtete se ne janë edhe Shqipëria, me pasuri prej 8400 dollarë për banorë, Bosnje e Hercegovina me 8900 dollarë për banorë dhe Mali i Zi me 14 mijë dollarë për banorë, ndërsa Serbia ka pasuri prej vetëm 5300 dollarë për banorë. Kosova nuk ka qenë objekt i analizës së pasurisë mesatare të shteteve evropiane.

Gjithashtu vlen të theksohet se dy vendet e para për kah pasuria janë të rezervuara për dy shtete që nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian si Islanda dhe Zvicra. Nga ana tjetër, edhe dy shtetet më të varfra në kontinentin e vjetër, si Ukraina dhe Bjellorusia, nuk janë anëtare të BE-së.

Karta e përpiluar nga ana e kartografit çek, Jakub Marijan, tregon pasurinë mesatare të shteteve evropiane, e cila bazohet në të dhënat e bankës zvicerane, Çredit Suisse. Ajo mat pasurinë në bazë të fuqisë blerëse, të ardhurave mesatare, pasurisë së ndryshme financiare, së bashku me atë të patundshme që minusohet nga vlera e borxheve. Karta e publikuar tregon vlerën mesatare të pasurisë evropiane për kokë banori të rritur në shtete të ndryshme të shprehur në dollarë.

Sllovenia është tre herë më e pasur se Maqedonia, ndërsa ne si shtet jemi më të pasur vetëm se Serbia, tregojnë të dhënat krahasuese të hartës së Marijan Jakub në suaza të Ballkanit.

Shteti me pasurinë më të madhe është Islanda, pasuria mesatare e të cilit është 445 mijë dollarë për banorë të rritur. Dy shtetet e tjera më të pasura janë Zvicra me 229 mijë dollarë dhe Luksemburgu me 1687 mijë dollarë. Ato pasohen nga Norvegjia, Franca dhe Britania e Madhe. Shtetet më të varfra të Evropës janë Ukraina dhe Bjellorusia, me pasuri mesatare prej 100 dhe 900 dollarë për banor të rritur.

Mirëqenien e dobët në nivelin e ulët të mirëqenies së qytetarëve të Maqedonisë, e tregojnë edhe analizat e institucioneve të ndryshme. Sipas hulumtimit të Institutit amerikan “Kajto”, Maqedonia renditet në vendin e 13-të në botë, sipas indeksit të varfërisë. Treguesi i mjerimit përcaktohet në bazë të shumës së papunësisë, inflacionit dhe shkallëve të kreditimit, prej të cilëve anulohet Prodhimi i Brendshëm Bruto. Analizat janë kryer në bazë të të dhënave të departamentit analitik të revistës prestigjioze londineze ekonomist që i ka interpretuar profesori amerikan i ekonomisë Stiv Henke nga universiteti Xhon Hopkins.

Ndryshe, Maqedonia ka edhe papunësinë ndër më të lartat në Evropë me afër 22 për qind, ndërsa shtetet e tjera të rajonit si Shqipëria kanë papunësi prej afër 14 për qind, ndërsa Serbia ka shkallë të papunësisë prej afër 11 për qind. Në rajon papunësi më të lartë se Maqedonia ka vetëm Kosova me 30 për qind dhe Bosnje e Hercegovina me 27 për qind. (koha.mk)

In : Aktuale

Loading...
loading...