Shqiptarët që fituan në zgjedhjet belge festojnë fitoren me “shqiponjë”

Në zgjedhjet lokale belge, mandate këshilltarësh kanë fituar edhe disa kandidatë shqiptarë. Në mesin e tyre janë edhe katër kandidatë të Partisë Socialiste belge, të cilët kanë festuar fitoren në një restorant me pronarë shqiptar në komunën Schaerbeekut të Brukselit, shkruan Gazeta Lajm. Fitoren e kanë festuar në stilin e Xhakës dhe Shaqirit, duke bë shqiponjën, me të cilën kanë falënderuar gjithë votuesit e tyre.
Ndryshe kandidatët shqiptarë të PS belge që kanë fituar mandate këshilltarësh janë Amet Gjanaj në Molenbeek me 1128 vota, Habibe Duraki në Evere me 478 vota, Behar Sinani në Jette me 342 vota dhe Muhamet Begaj në Saint-Josse me 330 vota.
Të gjitha kandidatët të tjerë kanë forcuar pozicionin e tyre në PS në ato komuna. Në komunat e mëdhaja si Brukselit, Schaerbeeku dhe Anderlechti, përkatësisht a 695), Elhami Shaqiri (389) dhe dyshja Vaile Shkodra Azizi (491) dhe Luiza Duraki (530) kanë arritur një nivel votash të konsiderueshëm.
Ndërsa dhe në komunat e vogla si Koekelbergu, Ganshoren, Berchem, Forest dhe Ëoluëé-Saint-Pierre, përkatësisht Ornela Prifti, Avni Gjanaj, Marsela Damzi, Florin Kola dhe Shkendije Kastrati kanë marrë vota të mjaftueshëm sa për të qenë mirë në PS dhe në t’ardhmën!
Kombëtarja e Zgjedhjeve është një koncept i imagjinuar për të zgjeruar sa më shumë elektoratin shqiptar dhe për ta mobilizuar atë. Është dhe një mundësi fuqizimi të komunitetit shqiptar në komunat e ndryshme. Me numrin e votave të arritur, qëllimi është realizuar me 5256 vota. Në këtë sens, 4 këshilltarë komunal të arritur janë një fitore e madhe duke pasur parasysh kohën në dispozicion dhe shumë faktorë të tjerë të natyrave të ndryshme.StrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...