Reklamo ketu!

Shqiptari e sulmon me thikë gruan arrestohet nga policia italiane


Një 52-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, i cili ndonëse nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”, ka goditur me thikë në bark bashkëshorten e tij.

Mediat italiane bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në San Giorgio Jonico.

Raportohet se shqiptari emri i të cilit nuk është bërë i ditur ishte në “arrest shtëpie” nën akuzën e prostitucionit, ndërsa ende nuk janë bërë të ditura arsyet se përse tentoi të vriste gruan e tij.

E plagosura u transportua në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shqiptari është dërguar në burg.