Shqiptari e vrau serbin,ja çfarë shkruan media austriake

Një shtetas serb me inicialet P.G (37)  ka gjetur vdekjen pasi është therrë me thikë një zemër nga një shqiptar me shtetësi serbe në Vjenë të Austrisë, njofton Vecernji Novosti, transmeton FOL.

Gazeta shkruan se autoritetet austriake kanë indetifikuar vrasësin, i cili është arratisur në drejtim të panjohur për policinë.

“Kjo tragjedi ka ndodhur në afërsi të kafiterisë “Space bar lounge” të cilin Gavrilovic e ka mbajtur me dy miq të tij. Ai dhe kamarieri, 28 vjeçar, shtetas i Bosnjë e Hercegovinës në mëngjesin e kobshëm kanë dalur bashkë nga kafiteria duke ecur në drejtim të shtëpive të tyre përgjatë rrugës “Ottakringer strasse” ku kanë hasur në dy shqiptarë dhe dy vajza shtetase serbe. Pas një fjalosjeje njëri prej shqiptarëve e ka nxjerrë thikën duke e therrë në barkë kamerierin ndërkohë që serbin Gavrilovic e ka therrë direkt në zemër” shkruan gazeta serbe ‘Vecernji list’.StrugaLajmStrugaLajm

Ngjashëm raporton edhe e përditshmja austriake ‘Die Presse’.Duke cituar raportet policore, ky medium, shkruan se deri tek ngjarja që përfundoj me një të therrur për vdekje erdhi pasi serbi i vrarë 37 vjeçar kishte komplimentuar gruan me të cilën shoqërohej shqiptari.

“Në ketë kohë, ende sheh një femër kaq të bukur”, citohet të ketë thënë serbi në drejtim të shqiptarit dhe gruas së tij, duke iu referuar kësaj të fundit, para se të sulmohej për vdekje.StrugaLajm

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur të shtunën, pas orës 4 të mëngjesit. Më pas i dyshuari, që sipas mediave serbe është shqiptar është larguar nga vendi i krimit, bashkë me gruan që shoqërohej më të.

Nga ana tjetër, ‘Die Presse’ citon zëdhënësin e Policisë austriake Thomas Keiblinger të ketë thënë vetëm se i dyshuari për vrasjen në Vjenë ndodhet në arrati, por pa dhënë detaje rreth identitetit të tij.

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...