Shqiptari gjendet pa shenja jete në Itali (FOTO)

Trupi i një 20 vjeçari kosovar është gjetur nën një urë në kanalin që përshkon Calcion në provincën e Bergamos në Itali.

Sipas mediave italiane, viktima është kosovari Erion Morina, që banon atje dhe dyshohet të jetë vrarë pas një mosmarrëveshje, transmeton Klan Kosova. Mediat atje raportojnë poashtu se disa gjurmë gjaku janë gjetur në trotuar . Erion Morina dyshohet të jetë vrarë pas një zënke, e cila filloi në një lokal dhe mbaroi në rrugë: ai u godit prapa në kokë me shishe, u tërhoq dhe më pas u hodh në ujë.

In : Aktuale

Loading...
loading...