Shqiptari i dehur plagosë tre persona në Gjermani

Pas një zënke para një kafeneje, një shtetas 51-vjeçar maqedonas ka goditur me veturë dy persona të cilët i kishin dalë përpara në rrugë. Ndaj tij tani ka filluar procesi gjyqësor.

Sipas dëshmitarëve, shtetasi nga Maqedonia Ibraim H. i ka goditur me shpejtësi të konsiderueshme. Por, ai tashmë nuk di asgjë më tepër, ka deklaruar gjatë të hënës, para trupit gjykues në Gjykatën rajonale në Landshut të Gjermanisë. „Vetëm e dija se duhet të largohem sa më shpejt“. Paraprakisht, Ibrahimi e ka goditur në kokë me një shishe të birrës një person nga lokali në Vilsbiburg. Pasi gjatë përpjekjes për tu larguar me nxitim nga vendgjarja, ai ka lënduar rëndë dy persona të tjerë, Ibraim H. do të duhet të përgjigjet para gjykatës, ndër të tjera edhe për veprën penale „përpjekje për vrasje“. Në fillim të seancës gjyqësore, Ibrahimi e ka pranuar veprën, por ka mohuar përpjekjen për vrasje.

Sipas akuzës së përfaqësuar nga prokurorja Sigrid Kolano, Ibrhaimi i cili në Vilsbiburg është duke jetuar që nga fëmijëria, më 3 qershor të vitit të kaluar, rreth orës 01.35, para kafenesë e ka goditur një person 24-vjeçar me shishe të birrës në kokë, duke i shkaktuar lëndime të rënda.

Më në fund, ai ka dashur të largohet me veturën e tij të parkuar pak metra më larg. Edhe pse pas kësaj zënke disa persona i kishin dalë përpara në përpjekje për ta ndaluar Ibrahimin, ai filloi të largohet duke shtypur gazin me sa fuqi që kishte. Me këtë rast, nga ana e majtë goditi një grua në këmbë duke i shkaktuar lëndime të rënda dhe një tjetër burrë nga ana e djathtë, i cili i kishte dalë përpara.StrugaLajm

Burri pësoi edhe më keq, pasi u godit me pjesën e përparme të veturës, u rrokullis mbi veturë dhe më pas u përplas për toke, shkruan „Abendzeitung“, përcjellë Shtegu.com. Me lëndime të rënda, ai ka qëndruar për 25 ditë në spital. Sipas akuzës, i lënduari do të ketë dhimbje të përhershme nga aksidenti.StrugaLajm

Avokati mbrojtës Thomas Krimmel, ka pohuar se klienti i tij në asnjë çast nuk ka dashur të vrasë ndokend. Ai e ka pranuar veprën dhe seancën gjyësore dëshiron ta shfrytëzojë për tu kërkuar falje të lënduarve. Gjatë kësaj zënke, alkooli ka luajtur një rol të rëndësishëm, pasi në momentin e arrestimit të Ibrahimit, tek ai është konstatuar prani prej më tepër se 1,6 promila alkool në gjak.

Ibrahimi personalisht ka deklaruar se pasi e kishte goditur me shishe të birrës në kokë 24-vjeçarin, ai ka dashur të largohet sa më shpejt, pasi ka pasur panikë. Mëtutje, Ibrahimi nuk e ka ditur se si do të reagojë personi, sepse ka qenë dy metra i gjatë.

Përkundër faktit se kishte goditur dy persona, Ibrahimi ka vazhuar arratinë e tij. Para gjykatës ka deklaruar se ishte nisur për një diskotekë në Landshut. Më në fund, policia kishte arritur ta ndalojë në lokacionin Geisenhausen. Sipas një polici të përfshirë në operacion, tek vetura janë mundur të vërehen qartë gjurmët e ngjarjes. Ibraim H. ka qenë shumë i dehur dhe ka pohuar se nuk i kujtohet më asgjë më tepër.

In : Aktuale

Loading...
loading...