Shqiptari në New York gjen portofolin plotë me dollarë dhe e dorëzon në polici

Nuk është më “lajm” se një shqiptar gjenë një send me vlerë, portofol plotë me dollarë, e tjerë, që i ka humbur dikujt tjetër, dhe me plotë qytetari e humanizëm e dorëzon në polici.


Gjesti me përmasa të mëdha humane të shqiptarëve që jetojnë në mërgim po evidetohen kohë mbas kohe. Vetëm në Nju Jork, kemi disa raste kur shqiptarët tërheqin vëmendjen e opinionit me gjestet e tyre tepër humane dhe të ndershme, gjeste të tilla publike që vetëm shqiptarët mund t’i bëjnë. Sipas një vet-postimi në llogarinë e tij në rrjetin social, shqiptari Blerim Gjoçaj nga Kosova ka gjetur një portofol të mbushur me dollarë ( shuma nuk bëhet e ditur) në një rrugë të qytetit ku ai jeton Bronx – NYC, dhe e ka dorzuar në stacionin e afërt të policisë. Ai shkroi duke postuar edhe fotografinë që tregon atë duke dorzuar në polici portofolin se: “Sot gjeta një portofol të mbushur me para (mijëra dollarë) dhe kur i dorëzova në stacionin e policisë, ata më faleminderuan dhe më thanë se jam një djalë shumë i mirë”, ndërkohë, shton se ai është përgjegjur oficeres së policisë që ka marrë në dorëzim portofolin e gjetur me shumën e dollarëve, dhe dokumenta të tjera. “ Unë falënderoj policinë shumë për këto fjalë të shkëlqyera dhe të bukura, por unë nuk kam bër asgjë më shumë se një shqiptar”, theksoi Blerimi.  Pra, ky gjest tepër human, është vlerësuar edhe në stacionin e policies 52 PC në Websiter -Bronx NY 10467, duke nxjerr në pash edhe një here gjestin e një shqiptari, që për koincidencë në prag të vitit të ri e gjen një protofol me dollar dhe e dorzon në polici. (Nga Beqir SINA/INA)

In : Aktuale

Loading...
loading...