Shqiptari për shqiptarin është ujk e përtej ujkut…!

Nga Shefqet Avdimetaj

Dy mëndjet e mëdha shqiptare,dy aristokratët e mëdhenj shqiptarë ,Faik Konica dhe Mit`at Frashëri, me guximin dhe ironinë e tyre të hollë,por edhe nga mllefi që kishin në shpirtin e tyre,per gjëndjen e rënd të shqiptarëve dhe Shqipërisë ja dualën që të vlerësojnë shqiptarët si armiq të njëri tjetrit.

Një proverb latin thotë”Homo homini lupus est” Njeriu për njeruin është ujk,për Faik Konicën, Albanus Albano lupissimus

Shqiptari për shqiptarin është ujk e përtej ujkut.

Këtë fatëkeqësisht kësaj radhe,dhe jo vetëm kësaj,e vërtetuan politikanët tanë.

Që nga qershori,politikanët tanë nuk janë në gjendje që të merren vesh në mes veti,që të konstituojnë institucionet shtetërore, dhe këtë vetëm e vetëm për shkak të interesave personale dhe klanore.Harruan popullin,harruan premtimet e dhëna sovranit,harruan cdo gjë përpos interesave të tyre personale.TURP…!

Më këtë e vërtetuan atë që thoshte Mitàt Frashëri”Dëshira për hakmarrje është susta më e fuqishme e shpirtit shqiptarë”

Të dyja këto personalitete tonat i doja,i cmoja dhe i lexoja më ëndje,se q`ju mora” inati”,fillova që ti”urrejë”në të drejtat e tyre të thëna, të para më se njëqin viteve. Po më vjen inati,pse edhe sot e kësaj dite këta me pasur të drejt?Kurrë nuk u mbushëm mendë…!Deri kur,kështu,deri kurë,ore të mjerë…!

Ka më se dy muaj që ju gënjeni poullin,vetëvetën dhe miqët tanë, në mënyrën më të paskrupulltë.

Dje u nënshkrua marrëveshja e PAN-it me AKR-në…cka tani?StrugaLajmStrugaLajm

Ku mbetën premtimet e Z Pacolli se do të formojmë Qeveri me shumicë shqiptare?

Bahtiri deklaronte”Më përpara shkoi në tabut se sa me PDK-në!?

Gjërsa Z Sejdiu u deklarua si kundërshtarë i ashpër i një koalicioni me PAN-in,duke deklaruar se”nëse edhe 119 deputetë shkojnë kah PAN-i unë kam me ndejtë në anën tjetër.Nuk do ti bashkojmë forcat me ata të cilët e kanë sjellë Kosovën në këtë gjendje,duke aluduar në PDK-në “Ku humbi tani?

U gëzuat pak sa herët, pas këti nënshkrimi,bët hop pa e kapërcyer gardhin…!Harruat se jeni të mvarur,shumë të mvarur nga Lista Srpska dhe nga Presidenti i tyre Vucic.StrugaLajm

Është vetë deputeti Igor Simic,nga i cili ju kërkoni votën dhe “shpëtimin”tuaj për marrë pushtetin që deklaonte”po filliojmë ti zhbllokojmë institucionet,faleminderit Z Simiq.Po,kur serbët kanë zhbllokuar problemet tona? Kurrë.Përkundrazi,kanë bllokuar dhe kurrë nuk do të ndalen…!

Përpara cdo marrëveshje,do të konsultohemi me presidentin tonë në Serbi,Z Vucic,deklaronte Z Simic!

O TEMPORA O MORES! Se në q`farë situate e keni sjellur popullin dhe vetëvetën.

Presidenti ynë”unifikues” asnjë fjalë deri sot rreth ketyre problemeve,sot në ofensivë,takim me kryetarin e Listës Serbe,Goran Rakiq…president se jo mahi…!Vërtetë unifikues…!

Kjo qeveri,nëse formohet, do të jetë qeveri e sëmurë,nga njerëz të sëmurë,për qëllime të sëmura. Do të përfundojë në spital.

Politikanët tanë lëshuan rastin që të formojnë qeverinë e parë me shumicë shqiptare.Tani jeni të mvaur nga lista srpska,do ta keni therrë në sy…asnjë ligjë në të mirën e Kosovës nuk votohet nga ata.

“Mjerimi i shqiptarëve ka qenë në tërë kohërat të kapej pas individëve dhe jo pas ideve”…(F.K)

“Shqiptari, duke mos qenë i mësuar me jetë politike, dua të them, duke mos pasur gjer më sot shtet, qeveri dhe independencë, s’ka kuptuar dot akoma barrën, detyrat dhe përgjegjësitë që rrjedhin nga një jetë indipendente.(M.Frashëri)

Do të ishte më mirë që ju të pranoni humbjen,siq i ka hije dhe të ju lejonit formimin e institucioneve atyre që fituan…!

Ngase një ndër faktorët që e pengojnë funksionimin e shtetit ligjorë është edhe qëndrimi i udhëheqësve për një kohë të gjatë.(PDK)

Ad infinitum-të vazhdojë gjithmonë…! JO,jo,jo…!


Loading...
loading...