Shqiptari rrezikon burgun në Danimarkë,ja arsyeja

Një i ri shqiptar është arrestuar teksa udhëtonte në tren pasi nuk ka duruar dot një çift homoseksualësh.

Shqiptari i cili është dënuar të rrijë në paraburgim deri më 25 korrik ka pështyrë në tren çiftin homoseksual pasi ato kanë shkëmbyer puthje.

Simon Schelde dhe i dashuri i tij ishin rrugës nga Kopenhageni në Jutland. Ata ishin ulur afër një shqiptari dhe kishin shkëmbyer puthje në faqe, shkruan albinfo.ch.StrugaLajmStrugaLajm

Kjo si duket ishte e tepërt për shqiptarin, i cili është ngritur dhe e ka pështyrë. Simon është ngritur për të pyetur se ku është problemi, derisa sipas deklaratës së tij ai e ka goditur në kokë.

Disa pasagjerë në tren, së bashku me punonjësit e kanë mbajtur shqiptar, derisa treni arriti në Høje Taastrup, aty ku e priste policia.StrugaLajm

Prokurorja Tina Birg ka bërë të ditur se ai është arrestuar dhe do të mbahet deri më 25 korrik. Ai e mohon fajin. Ekziston frika se ai mund të largohet.

Shqiptari i cili ardhur për të vizituar një shok në Danimarkë tashmë do të akuzohet për fyerje. Por, paragrafi 81 i Kodit Kriminal e bën rrethanën më rënduese, sepse akti i krimit është bazuar në origjinën etnike, besimin dhe orientimin seksual. /albeu.com/

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...