Shqiptari ua jep pagën e 14-të punëtorëve

 

Kompania vendore, “Meka Halal Food” ka njoftuar se punëtorëve të kësaj kompanie, u është dhënë sot paga e 14-të.

“Ashtu siç ishin planifikimet ka dashur i Madhi Zot që të bëhet dhe realizimi! Sot është një ditë shumë e madhe për ne dhe njëkohësisht kënaqësi e veçantë të bëhet ekzekutimi i pagës së 14’të”, është bërë e ditur në një postim Facebook në profilin e kompanisë. Po ashtu aty thuhet se nga shkurti i këtij viti paga minimale në këtë kompani do të jetë 300 euro.

“Gjithashtu sot morëm vendim që në të gjithë sektorët e kompanisë sonë paga minimale nga 1 Shkurti i vitit 2019 të jetë 300 Euro me të gjithë kontributet të paguara nga kompania! Një falënderim të veçantë për konsumatorët dhe bashkëpunëtorët tanë”, është thënë tutje nw njoftimin e kompanisë.

In : Aktuale

Loading...
loading...