Shtabi i BDI-së: “Turisti” në Hollywood (VIDEO)

Të nderuar qytetar të Strugës,

Bashkimi Demokratik për Integrim dëshiron që të reagoj lidhur me postimin e djeshëm të një montazhi të një videoje ku Kandidati për Kryetar Komune z.Ramiz Merko ka qënë mysafir në STRUGA TV, në të cilën përsëriten në një montazh të kësaj videoje fjalët që “Nëse skam bërë për vete, si do bëjë për të tjerët”. Qëllimi i kësaj videoje është dukshëm i qartë , që të krijoj huti dhe lajthim tek qytetarët e Strugës, ashtu siç kanë vepruar gjithnjë përfaqësuesit “Fantastik” të regjisorit Spielberg. Sepse këta anëtarë të partisë holivudiane që qëllimin e vetëm kanë çoroditjen e mendjes së shqiptarëve dhe qytetarëve të Strugës ka qënë, është dhe siç duket gjithmon do të jetë krijimi i diversionit, sabotazhit, kërcënimeve dhe montimeve të videove të nxjerrura jashtë kontekstit logjik të vet lajmit që ata dëshirojnë të plasojnë. Andaj, të nderuar qytetar të Komunës së Strugës, në vazhdim po publikojmë videon e plotë të Kandidatit për Kryetar Komune z.Ramiz Merko , ku ai thjeshtë ka shprehur tërësishtë diçka tjetër dhe ka patur qëllim fisnik .
Ky është dallimi mes nesh edhe atyre të dashur qytetar. Ne ju a themi të vërtetën , kurse ata janë yje holivudi që dëshirojnë të krijojnë filma të me montazhet e tyre të udhëhequra nga Turisti, që sipas gjasave kohëve të fundit është bërë Regjisor mini-filmash.
(BDI-Strugë)

In : Aktuale

Loading...
loading...