Shtabi i Krizave në Strugë: Ja konkluzat për situatën me deponinë!

Në takimin e sotshëm me Shtabin e Krizave , përfaqësuesit nga Policia, Njësia Zjarrëfikse-Strugë, Qendra për Menaxhim me Kriza, Inspektoriati komunal i mjedisit, Ndërmarrja Publike ‘’Komunalja’’ , firma e kontraktuar për mirëmbajtjen e deponisë, nën udhëheqjen e Kryetarit të Komunës së Strugës Mustafa Zabzuni u diskutua në lidhje me situatën aktuale me deponinë e Strugës. U diskutua problematika e deponisë si dhe masat ,që janë marrë deri më tani. Sipas diskutimeve u arrit në përfundimin se janë shfrytëzuar maksimumi i kapaciteteve nga Komuna e Strugës, Njësia Zjarrfikse, Ndërmarrja Publike Komunalja si dhe firma kontratkuese . Në përfudnim të këtij takimi u arritën disa konkluza. Së pari urgjente është caktimi i një deponie RAJONALE, që çështja e mbetjeve urbane të marrë fund njëherë e mirë. Në rast se nuk arrihet ndalja e tymit do të kërkohet nëpërmjet Qendrës për Menaxhim me Krizat deri tek qeveria të merren masa , ku fillimisht të lëshohen grupe të specializuara për të tilla raste,kurse së dyti të lëshohen mjete për konzervimin ose dislokimin e saj .(Strugalajm.com)

18015969_10213128294830726_168515362_o 18015623_10213128289070582_2053120081_oStrugaLajmStrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...