Shtëpia ku respektohet Amerika në Dollogozhdë (Retro)

Suria Dervishi, pas 38 vjetësh në Amerikë, është kthyer në fshatin e tij të lindjes në Dollogozhdë të Strugës, për t’i kaluar ditët e pleqërisë, por nuk e harron vendin që i dha mundësi të ndërtojë një jetë të re falë punës atje

Ai nuk harron që për çdo ditë të kujdeset për flamurin e shtetit të mundësive, siç i quan Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të cilat ka ndërtuar një shtyllë të vecantë disa metra të lartë në hyrje të oborrit të shtëpisë, e cila edhe ashtu duket e amerikanizuar edhe për një fakt tjetër, sepse në një pjesë të oborrit ka një bazen të vogël tipike kjo për amerikanët. Suria Dervishi, pas 38 vjetësh në Amerikë, është kthyer në fshatin e tij të lindjes në Dollogozhdë të Strugës, për t’i kaluar ditët e pleqërisë, por nuk e harron vendin që i dha mundësi të ndërtojë një jetë të re falë punës atje. Ai tregon se respekton simbolin e shtetit të Amerikës, sepse pavarësisht që tashmë e ka vendosur që pjesën tjetër të jetës ta kalojë në Dollogozhdë, ai përveç se është shtetas amerikan, ndihet krenar me atë që reflekton Ameriak në botë.

”Amerika është një shtetet i mundësive që çdo kujt që ka dëshirë dhe vullnet për punë i krijon kushtete që të eci dhe të përparojë. Unë jam i kënaqur me jetën dhe punën atje dhe e respektoj për atë që ma ka ofruar mua dhe familjes sime. Flamuri ameriakan gjithmon ka valuar në shtëpinë time, ndërkohë para do kohe vendosa edhe një shtyllë metalike në mënyrë që të vendos një flamur edhe më të madh. Amerika është një shtet që të bën krenar”, thekson ai.

Ndërkohë kur pyetet për politikën amerikane, si për atë brenda shtetit dhe jashta SHBA-së potencon se Amerika është një nga shtetet që i mbron qytetarët e sajë kudo në botë, gjë që është një krenari, por krijon edhe një ndjenjë sigurie për çdo amerikan në botë. ”Amerika ka një politikë të mirë për qytetarët e saj, prandaj në pjesën më të madhe amerikanët ndihen krenar me vendin e tyre”, nënvizon Dervishi.

Edhe pse i kërkojmë një mendim për politikën e këtushme, amerikani i Dollogozhdit nuk jep asnjë vlerësim. Ndërkohë kur e pyet për Dollogozhdën, fshatin e tij të lindjes, thekson se dikur fshati ishte më i varfër, por kishte më shumë njerëz dhe gjalllëri, ndërsa tani Dollogozhda është më e kamur, por mërgimi e ka bërë të vetën, sidomos te rinia e cila më shumë është e fokusuar drejt kërkimit të shpresës jashta vendit. Ai më tej tregon se pavarsisht që mundësitë i kishte që të investojë në qytetin e Strugës, sërish zgjodhi që të jetojë në Dollogozhdën e tij ku ndihet mirë, i rrethuar nga të afërmit dhe bashkëfshatarët.

”Ne këtu kemi njerëzit tanë, kemi vendin e të parëve, mbi të gjitha kemi kujtimet, sepse është vendi ynë, prandaj edhe zgjodhëm të jetojmë në këtu”, përfundon Suria Dervishi.

Dollogozhdi është një fshat në Komunën e Strugës dhe ndodhet rrëzë malit Karaorman në verilindje të Strugës, në një largësi prej rreth 11 kilometra. Nga viti 1996 deri 2004 ishte e organizuar si komunë në vete, por me riorganizimin e sistemit të vetëqeverisjes lokale, u shkri në Komunën e Strugës. Dollogozhda si komunë numëronte 7884 banorë, por si fshat rreth 3000 banorë sipas regjistrimimit të popullsisë në vitin 2002.(Strugalajm.com)

In : Aktuale

Loading...
loading...

Related Articles