Shtetformësia e njëanshme e shqiptarëve

Tani kur atributet e shtetformësisë po forcohen edhe me elementin gjuhësor, shqiptarët nuk kanë nevojë të jenë kaq zemërgjerë dhe të heqin dorë nga diçka që iu takon. Shikimi i njëanshëm i problemit të emrit, ka instaluar, pa drejtë, një diskurs plot dilema, duke e (vetë)përjashtuar elementin shqiptar nga narrativi mijëra vjeçar i gjithë asaj që lidhet me Maqedoninë parahelene dhe postkomuniste

Nga Emin AZEMI

A sillen shqiptarët e Maqedonisë si shtetformues, ashtu siç parapëlqejnë të jenë në praktikë? Ose, me çfarë sensi të shtetformësisë sillen ata aktualisht sa i përket zgjidhjes së kontestit që Greqia vazhdon të mos e pranojë emrin “Maqedoni”? Askush nuk e ka dhënë një shpjegim kompetent se për çfarë arsye shqiptarët me kaq komoditet kanë hequr dorë nga përfshirja e tyre në çështjen e emrit të shtetit ku edhe ata jetojnë.StrugaLajmStrugaLajm

Ka shumë zëra (të vetmuar) intelektualësh që insistojnë në bashkëpjesëmarrje shqiptaro-maqedone në tejkalimin e këtij kontesti, duke e ndërlidhur emrin e shtetit edhe me historinë e vetë shqiptarëve. Angazhimi momental i politikanëve shqiptarë në këtë problematikë, ka karakter më tepër teknik e protokollar, se sa substancial. Në shoqërinë shqiptare nuk është zhvilluar kurrfarë debati publik nëse pajtohen apo jo shqiptarët me zgjidhjet e ofruara eventuale nga pala greke dhe ajo maqedonase (ndonëse asgjë zyrtare nuk ka) sa i përket emrit që duhet ta ketë në të ardhmen shteti i tyre.
Ky (vetë)përjashtim i shqiptarëve nga debati për emrin, rrënjët i ka te një vetëdije e deplasuar se gjoja emri i shtetit qenka ekskluzivitet vetëm i maqedonase etnike, di[ka që lidhet vetëm me identitetin dhe historinë e tyre dhe se ky problem nuk po i prekka edhe interesat jetike e afatgjata të shqiptarëve.
Nëse na qenka kështu, atëherë me çfarë të drejtë shqiptarët kërkojnë të jenë shtetformues në një shtet me një emër që nuk po reflektuaka edhe sensibilitet e tyre historike, sociale, kulturore e etnopsikologjike. Na duket i cunguar ky pretendim për shtetformësi nëse identiteti shtetëror paraqitet si diçka i huaj, si diçka që “nuk ka të bëjë me neve”, si diçka që është problem “vetëm i tyre”. Tani kur atributet e shtetformësisë po forcohen edhe me elementin gjuhësor, shqiptarët nuk kanë nevojë të jenë kaq zemërgjerë dhe të heqin dorë nga diçka që iu takon. Shikimi i njëanshëm i problemit të emrit, ka instaluar, pa drejtë, një diskurs plot dilema, duke e (vetë)përjashtuar elementin shqiptar nga narrativi mijëra vjeçar i gjithë asaj që lidhet me Maqedoninë parahelene dhe postkomuniste.StrugaLajm

Thirrjet në Shkup e Athinë për referendum në të cilët “populli do të vendoste për emrin e ardhshëm”, bazohen në realitete që i prodhon politika e ditës, por jo në realitete që korrespondojnë me gjendjen faktike. Ata që i bëjnë këto thirrje, sigurisht që nuk i kanë parasysh edhe shqiptarët, dhe me automatizëm sikur duan të prejudikojnë mosinteresimin e tyre për këtë çështje që qenka “ekskluzivisht greke e maqedonase”.

Fundja, a kanë faj të tjerët pse ne vet nuk jemi të interesuar të jemi bashkëpjesëmarrës të një çështjeje, që lidhet edhe me interesat tona jetike nacionale, historike, kulturore etj.
Pastaj ku mbeti shtetformësia aq shumë e proklamuar? (koha.mk)


Loading...
loading...