Shumë njerëz shërohen nga Covid-19. Ja pse është e vështirë të themi me saktësi se sa!

Nga Jacqueline Howard dhe Gina Yu, CNN

Është një pyetje që shumë njerëz dëshirojnë të dinë përgjigjen: Ekzaktësisht sa njerëz shërohen nga Covid-19?

Shumica e njerëzve me Covid-19 kalojnë sëmundje të butë dhe janë në gjendje të shërohen në shtëpi pa kujdes mjekësor, ndërsa rastet më të rënda shpesh marrin përkujdesje mjekësore në spital, sipas Qëndrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Edhe pse ka pasur të dhëna rajonale, kombëtare dhe globale të konfirmuara me numër të prekurish dhe vdekjesh, nuk është raportuar shumë për të shëruarit.

Universiteti Johns Hopkins, i cili është ndër të paktit institucione që po mat me saktësi rastet e shëruara, po e bën këtë gjë që në fillim kur rastet me Covid-19 u bënë publike online në Janar, tha Douglas Donavan, një zëdhënës i universitetit të Baltimores, në një e-mail të premten.

“Kategoritë për të shëruarit filluan kur sëmundja ishte përqëndruar në Kinë, e cila po jepte raporte zyrtare rreth të shëruarve,” tha Donavan në e-mail.

Teksa sëmundja u shpërnda në të gjithë botën, kërkuesit kuptuan që kishte disa metoda për raportimet e të shëruarve dhe ndaj vendosën që të limitonin raportet vetëm për vendin.

“Rastet e shëruara jashtë Kinës janë bazuar në raportet e mediave lokale dhe mund të jenë shumë më të ulëta se numri real,” thotë Donovan.

Përsa i përket rasteve amerikane, “nuk po raportohen raste të shëruarish në Amerikë. Kjo mund të ndryshojë teksa raporte për të shëruar të zgjerohen,: tha ai. “Aktualisht nuk ka një metodë uniforme për të raportuar të shëruarit në të gjithë Amerikën. Nëse kjo gjë ndryshon atëherë do të reflektohet te numrat.

Deri të shtunën, më shumë se 223,000 njerëz në botë janë shëruar nga Covid-19, sipas të dhënave nga universiteti Johns Hopkins. Ka shumë gjasa që numri mund të jetë më i lartë sepse këto të dhëna vijnë vetëm nga numrat e konfirmuar.

Pse është e rëndësishme të vëzhgojmë rastet e shëruara

Të dish numrin e rasteve të shëruara do na ndihmonte që të masnim me saktësi numrin e njerëzve në total që janë infektuar, thotë Dr. Bala Hota, profesor i sëmundjeve infektive dhe nëpunës mjekësor i autorizuar në qëndrën universitetare mjëkësore në Çikago.

“Dijenia e numrave të saktë të njerëzve të infektuar në vend do të ishte shumë e dobishme për të pasur modele më të mira kur sëmundja do të kulmojë dhe do të zbresë, dhe gjithashtu kur ne të fillojmë ti kthejmë njerëzit në punë,” tha Hota.

Të dhënat e të shëruarve do mund të na tregonin se sa thjesht njerëzit do ndërtonin imunitet nga virusi.

“Të infektuarit më parë do përjashtoheshin nga individët e dyshimtë në model, gjë e cila do ndikonte në parashikimin e sa rasteve do kemi në të ardhmen e afërt,” tha Hota. “Në nivel individual, nëse njërëzit do ta dinin që ishin asimptomatik ose të infektuar lehtë dhe të shëruar, do e dinë nëse janë imunë dhe mund të punojnë të qetë kur të hiqet izolimi në shtëpi.”StrugaLajm

Nuk ka prova për të treguar që njerëzit që shërohen me Covid-19 mund të rinfektohen me koronavirus—edhe pse nuk ka shumë të dhëna në përgjithësi, thotë Hota. Ai shtoi që identifikimi i atyre që shërohen mund të ndihmojë dhe për të parë se kush ka krijuar imunitet, të paktën në afat shkurtër.

“Ky është një grup i studiuar pak,” tha Hota rreth të shëruarve me Covid-19. “Të qënurit në gjendje të identifikosh të shëruarit…dhe të thuash që ke qënë i ekspozuar, je shëruar, dhe besohet që je imun, mendoj që kjo gjë do të ishte shumë e fuqishme.”

Shërimi…mund të dojë kohë

Momentalisht nuk ka kurë të aprovuar për Covid-19 nga administrata amerikane e ushqimit dhe ilaçeve por të infektuarit mund të shërohen me kujdes të posaçëm për të lehtësuar simptomat.

Qëndra për kontrollin e sëmundjeve ka vënë re se ata me Covid-19 të izoluar në shtëpi, janë konsideruar të shëruar nëse kanë plotësuar këto tre kritere:

1.     Nuk kanë temperaturë për 72 orë pa përdorur medikamente që ulin temperaturën

2.     Kanë përmirësim të simptomave të koronavirusit, si psh kolla dhe marrja frymë me vështirësiStrugaLajm

3.     Të paktën kanë kaluar 7 ditë që nga shfaqja e simptomave të para

Nëse kanë akses në testim, kriteri përfshin dy teste vijuese negative me 24 orë distancë, së bashku me mungesën e temperaturës dhe përmirësimin e simptomave.

Të shëruar nuk do të thotë që janë menjëherë të shëndetshëm. Hota tha se shumë nga pacientët e tij ndihen të lodhur dhe ende kanë pak kollë dhe pse i plotësojnë të gjitha këto kushte.

“Shërimi i plotë…mund të dojë kohë,” tha Hota

Mund të duhen shumë javë për tu rekuperuar plotësisht nga sëmundja e shkaktuar nga koronavirusi, tha Dr. Mike Ryan, drejtor ekzekutiv i programit të emergjencave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në një seancë dëgjimore në Gjenevë në fillim të Marsit.

“Duhen gjashtë javë për tu shëruar plotësisht nga sëmundja,” thotë Ryan: “Njerëzit të cilët vuajnë nga sëmundje të rënda mund të duan muaj të tërë për tu shëruar plotësisht nga sëmundja.”

Ryan shtoi që shërimi shpesh matet teksa pacienti nuk tregon më simptoma dhe ka dy teste rresht negative të paktën një ditë larg-por disa vënde e masin “shërimin” ndryshe.

Gjithashtu, konfirmimi i shërimit mund të ndryshojë nga konfirmimi nëse dikush e ka virusin-dhe që këtu fillon pak konfuzioni.

Sa gjatë mund të rri në trup virusi?

Ka disa artikuj lidhur me këtë gjë.

Një studim i publikuar në gazetën mjekësore JAMA në muajin shkurt ka vëzhguar dhe matur shërimin e katër mjekëve në Wuhan, Kinë, të cilët u konfirmuan që kishin Covid-19. Një ishte hospitalizuar dhe tre të tjerët ishin karantinuar, por të gjithë ishin trajtuar në spitalin Zhongan në Wuhan në janar dhe shkurt.

Ky studim zbuloi që gjurmët e koronavirusit ishin ende në të katër pacientët edhe 13 ditë pasi kishin përfunduar të gjitha simptomat dhe ata kishin plotësuar kriteret për të dalë nga spitali ose karantina.

“Studime të mëtejshme duhet të ndjekin pacientët që nuk janë profesionistë dhe që kanë infektim më të rëndë pasi janë të hospitalizuar ose të dalë nga karantina,” thonë kërkuesit të cilët shkruajtën këtë artikull.

Një studim tjetër, i publikuar në gazetën mjekësore the Lancet në mars, tregoi që virusi mund të gjendet në trup deri 37 ditë pas shërimit të pacientëve nga Covid-19.

Studimi përfshiu të dhëna nga 191 pacientë në Wuhan të cilët ose ishin nxjerrë nga spitali ose kishin vdekur deri në fund të Janarit.

Të dhënat treguan që mes të mbijetuarve, kohëzgjatja mesatare që virusi ishte gjurmuar ishte 20 ditë pas shërimit. Kohëzgjatja më e shkurtër ishte tetë ditë dhe më e gjata 37 ditë, zbuluan studiuesit.

Në mes të atyre që vdiqën, studiuesit zbuluan që “virusi ishte i dukshëm deri në fund të jetës së tyre.” Kërkuesit shkruajtën në studim, “zbulim  i bërë në tamponët e fytit tek të mbijetuarit dhe jo të mbijetuarit”

Në përgjithësi, qëndra universitare Hota, e papërfshirë në asnjë nga këto studime, është shprehur kundër mendimit që dikush që testohet pozitiv për virusin është gjithashtu ngjitës.

Qëndra për kontrollin e sëmundjeve(QKS)  vë re se Covid-19 mendohet që shpërndahet nga kontakti i ngushtë mes njerëzve, nga spërkalat e pështymës, kolla ose tështimat. Teksa njerëzit të cilët janë të infektuar shpesh kanë simptoma të sëmundjes, QKS paralajmëron që disa njerëz pa simptoma mund të shpërndajnë virusin.

Specifikisht, testimi “nuk jep informacion nëse virusi është aty ose mund të jetojë më pas dhe të shkaktojë infektime të mëtejshme“ tha Hota. “Kështuqë testimi mund të dallojë materialin gjenetik, por nuk do të thotë që është ende infektues ai person.”/ Përktheu në shqip, Ada Shehu- Dritare.net 

In : Aktuale

Loading...
loading...