SHUMË ZHURMË PËR ASGJË!

Medai Shajolli

Taravari i Aleancës dhe Sela i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, (20%) kanë shkëmbyer akuza mes tyre për rolin dhe zbatimin e gjuhës në këtë agjenci.
Taravari e akuzon drejtorin e Agjencisë për punësimet që ka bërë DUI me sllavo- maqedonas që do të zbatojnë gjuhën e 20% në këtë agjenci.
Ndërsa drejtori i kësaj agjencie Ylber Sela, shfajsohet me arsyetimin se agjencia nuk bën kontrollin e zbatimit të gjuhës ( të 20%) por vetëm konstaton dhe evidenton rastet e moszbatimit por kontrollin dhe procedimin për ndëshkim të moszbatimit do t’i bëjë Instituti për Gjuhën e 20%.

Sido që të jetë këto zhurma paraelektorale kanë për efekt ngritjen e rejtingut politik të subjekteve politike për të fituar më shumë pikë në kampin shqiptar secila për llogri të saj.

Për shumë këto ”ngatërresa” të parafushatës janë shumë zhurmë për asgjë sepse Instituti që do të themelohet nuk do mund t’i detyroj institutucionet shtetërore dhe publike që të zbatojnë gjuhën e 20% në komunat që nuk e arrijnë këtë numër.
Madje ajo nuk do zbatohet në Gjykata dhe Ushtri e Policies, në Akademinë e Shkencave dhe në shumë institucione shtetërotre pasi është sanksionuar në MO dhe në kushtetutë si gjuhë e 20% dhe kjo gjuhë nuk është gjuhë e shtetit po sllavishtja e tyre.
Miratimin e MO e ka bërë partia që ka zgjedhur drejtor të Agjencisë për zatim (të gjuhës së 20%) z.Sela, ku e nënshkruan DPA &PPD atë më 2001, ndërsa turpin e tradhtisë së lartë e bënë së bashku në janar të vitit të kaluar të gjitha partitë politike shqiptare duke filluar nga Aleanca e z.Taravari e deri te xhonturqit e Alternativës ata miratuan kushtetutën raciste, ku ngeli njolla e përdhosjes së gjuhës shqipe si bashkësi etnike e 20%.
Me këtë përkufizim ata pranuan skllavërinë e re për shqiptarët si popull nomad pa identitet.

Zhurmat për neglizhencë të njërës palë kundrejt tjetrës për moszbatim të gjuhës pa emër, janë pjesë e lojës propagandistike dhe patriotizmit fals të partive politike me gjuhën shqipe.

Ndaj, shqiptarët nuk duhet t’i besojnë më por përkundrazi, duhen parë si subjekte dhe parti demagogësh që kanë për qëllim mbrojtjen e interesave të tyre karrieriste dhe jo të shqiptarëve.


Loading...
loading...