SI DUHET VEPRUAR NDAJ AKUZAVE TË SAJUARA SERBE-

SI DUHET VEPRUAR NDAJ AKUZAVE TË SAJUARA SERBE-

Pjesa e dytë-

Në vazhdën e gjithë kësaj që u theksua në pjesën paraprake të këtij komenti, shkas i këtij komenti ishte paraqitja e shovenit antishqiptar ,deputetit të Kosovës Goran Rakiqit në një ekspozitë sërbe në Paris se sipas tij, “Kosova kishte qenë zemra e Sërbisë”, edhe se e din mirë se ajo është një propagandë fallse për t a mashtruar opinion e jashtëm, i bindur se Kosova nuk reagon apo reagon vetëm për opinionin e brendshëm, edhe ate, asgjë me rëndësi për t a mposht propahganën e sajuar të tij . Kjo është dhe e vërtetë sikurse që edhe ndodhi në Kosovë kundër kësaj propagandeje shovene serbe. Reagimi ishte për opinionin e brendshëm dhe fare i zbehtë dhe nuk ishte i përqëndruar t a përgënjeshtron propagandën e tij shoveniste antishqiptare. Sa i përket mediumeve të jashtme, as nuk brengoset kush që t i tubon këto mediume dhe të reagojnë me fakte ndaj të gjitha propagandave sërbe që janë antishqiptre dhe kundër Kosovës të shëndruara në industry të fallasifikimeve. Jo vetëm që reagimet e Kosovës ndaj propagandave shovene sërbe janë të varfëra dhe të zbehta ,por dhe ato janë për konsumim të opinionit të brendshëm ,që si të tilla pothuaj nuk kanë kurfar vlere. Parashtrohet pyetja se pse reagohet vetëm kur bëhet ndonjë propagandë sërbe antishqiptare dhe kundër Kosovës , e të mos ketë iniciativa të organizohen tubime të ndryshme dhe konferenca me mediumet e jashtme për informacione që e ndricojnë të vërtetën e madhe historike tronditëse që serbët ua kanë shkaktuar shqiptarëve dhe vet Kosovës .

Në kuadër të krej kësaj dihet se, rol të rëndësishëm kanë përfaqësitë e Kosovës nëpër vende të ndryshme të cilat tani për tani janë në gjumë të thell dhe nuk kanë bërë ndonjë lëvizje të dukshme në këte drejtim për t i mposht propagandat serbe antishqiptare dhe anti Kosovare si, qëllim këqia dhe gënjeshtra e që,burimin e kanë nga kishat shovene serbe. Avokat Zaim Istrefi


Loading...
loading...