Si mbeti Durrësi pa turistë kosovarë?

Këtë vit turistët kosovarë në masë të madhe kanë ndërruar destinacion. Me mungesë turistësh sivjet më së shumti është prekur Durrësi, që për 18 vjet ishte i mbushur me kosovarë gjatë verës.
Të ndodh rrallë që edhe në ditët e pushimeve të harrosh veset e “profesionit”.

Ndërkohë që je në shezlon dhe në mungesë dëshire, dëgjon bisedën e një çadre ngjitur teje dhe kupton që janë disa italianë që “qanin” hallet e krizës ekonomike në Itali.

Dy çadra më tej dëgjon 2 anglezë (të paktën nga theksi dukeshin të tillë) që flisnin për motin dhe disa batuta “elegante” të llojit të tyre.

Një çadër më përpara dëgjon ca kinez që flasin me zë të lartë nga çka thanë vetëm fjalën “Ni hao” arrita të kuptoj dhe diku aty rrotull ca çekë që s’iu mora vesh asnjë fjalë nga diskutimi i bërë.

Pas disa minutash reflektimi, kuptoja që mungonte diçka!

Ende nuk kisha dëgjuar “dialektin e ëmbël” prej Kosove të më përshëndeste “Ani de, shka po ban?”

Në marketin e lagjes, diku në Durrës nuk ka radhë të gjata njerëzish që blejnë “pandofla” as te furra e bukës nuk e dëgjoja më shprehjen “mi ban 3 panina”.StrugaLajm

Për më tepër shitësja e furrës më thotë gjithë pikëllim “jam gati të ul qepenin e biznesit se nuk ka turistë që vijnë të blejnë…”.

Në 20 vitet e fundit Durrësi ka qenë mbipopulluar nga turistët kosovarë, por jo këtë vit.

Fillon njeriu dhe analizon çfarë po ndodh?StrugaLajm

Kam besimin se shumë prej jush e kanë harruar zhurmën e taksës së Rrugës së Kombit. Ca e kanë harruar nga pushimet, ca po janë të zënë me Reformën në Drejtësi, ca të tjerë kanë hallet e veta dhe s’merren dot me hallet e “Shqipërisë”.

Me sa duket nuk ishin vetëm kuksianët ata që protestuan për taksën e Rrugës së Kombit që u propozua të vendosej 5 euro për vetura (10 euro për autobusë) por edhe shqiptarët e Kosovës.

Këta të fundit protestuan në një mënyrë më elegante, duke bojkotuar pushimet në Shqipëri. Do thoni ju s’kanë ku të shkojnë! Sigurisht që kanë.

Kanë Malin e Zi, i cili jo vetëm që ofron çmime më të mira por edhe kushte dhe shërbim më të mirë.

Shpresoj shumë që ky dështim i turizmit në Shqipëri këtë sezon të jetë një mësim i mirë për “politikëbërësit”, për të reflektuar që ka diçka që nuk shkon me taksën e Rrugës së Kombit.

Dikush nga ju mund të dalë e të më thotë që këtë taksë e ka gjithë bota, por ne nuk jemi “gjithë bota” dhe përpara se të vendosim një taksë duhen analizuar pak edhe pasojat në afatmesëm.

Më vjen keq t’ju them por patriotizmi i turistëve nga Kosova VDIQ dhe shkaku i kësaj është taksa e Rrugës së Kombit.

– Blerina Hoxha

In : Rajoni

Loading...
loading...