Si sot para 27 vjetëve shqiptarët në Maqedoni mbajtën referendumin për autonomi!

Para 27 viteve:
◾️11 dhe 12 janar 1992 
#Referendumi për #Autonomi Politiko Territoriale të #Shqiptarëve në #Republikën e #Iliridës IRJM.

Pas përfundimit të referendumit maqedonas të 8 shtatorit dhe aprovimit të kushtetutës së vitit 1991, faktorit politik shqiptar nuk i mbeti gjë tjetër përpos të kërkojë rrugë tjetër për zgjidhjen e çështjes së shqiptarëve të Iliridës IRJM.

Një rrugë e këtillë ishte organizimi i një referendumi të veçantë, ku populli shqiptar do të shprehte vullnetin e vet përmes deklarimit gjithëpopullor. Zhvillimet e këtilla politike, përmes deklarimit plebicitar, ishin karakteristikë e të gjithë popujve që përpiqeshin të fitonin lirinë përmes procesit demokratik.StrugaLajm

Në IRJM, referendumi i popullit shqiptar ishte kundërpërgjigje ndaj të gjitha vendimeve të njëanshme të faktorit politik maqedonas, të cilët anashkaluan skajshmërisht interesat kombëtarë të shqiptarëve të Iliridës IRJM. Referendumi i popullit shqiptar të Iliridës IRJM u mbajt më 11 janar dhe 12 janar, 1992.

Vendimin për shpalljen e referendumit për Autonomi politike dhe territoriale të shqiptarëve në IRJM e solli Kuvendi i Autonomisë më 27 dhjetor, 1991.StrugaLajm

Qytetarët shqiptarë duhej të deklarohen se:

“A jeni për Autonomi politiko territoriale të Shqiptarëve në Maqedoni”

In : Aktuale

Loading...
loading...