Reklamo ketu!

Si të jetoni më mirë? Jua rrëfen mjeku 115 vjeçar nga Japonia


Mjeku 115-vjeçar japonez me emrin Shigeaki Hinohara na ofron këshilla se si të jetojmë dhe të kënaqemi plotësisht me çdo vit të jetës sonë. Mjeku më jetëgjatë në botë lindi në vitin 1911 dhe vdiq më 18 korrik 2017 në moshën 115 vjeç. Shigeaki Hinohara është gjithashtu autori i 150 librave, duke përfshirë edhe bestsellerin “Të jetosh gjatë, të jetosh mirë” dhe ishte një nga themeluesit e lëvizjes “Lëvizja e re për të moshuarit”. Sot ju paraqesim ato që konsiderohen këshillat më të vlefshme nga Dr Hinohara, disa këshilla që do t’ju ndihmojnë të jetoni një jetë të shëndetshme dhe të lumtur … dhe, shpresojmë, për një kohë të gjatë.

Ngjisni shkallët dhe gjithmonë mbani gjërat tuaja, edhe kur jeni të moshuar

Kjo përfaqëson diçka për të cilën Dr. Hinohara ishte një përkrahës i fortë, madje edhe kur ishte i moshuar, ai ngjiste gjithmonë shkallët dhe mbante vetë gjërat e tij.

Mos i besoni gjithçkaje që mjeku juaj rekomandon ose thotë

Eklploro, lexo dhe edukohu vetë. Ju nuk duhet të besoni në çdo gjë që ju thotë doktori.

Ndani atë që dini

Doktor Hinohara mbajti 150 mësime në vit në shkolla, në komunitetet e biznesit, etj, deri në pleqëri. Shpesh ai ndante mësimet mbi luftën dhe paqen, duhet të theksohet se shumicën e mësimeve të tij (90 minuta) ai qëndronte në këmbë, madje edhe kur këmbët mezi e mbanin më.

Ju nuk duhet të dilni në pension

Nëse e doni punën që bëni, ju nuk duhet të tërhiqeni.

Planifikoni gjërat paraprakisht

Nëse dëshironi të kënaqeni më mirë me jetën, duhet të keni një program të mbushur, leksione, punë, etj, shkruan bota.al. Dr. Hinohara kishte planifikuar të merrte pjesë në Lojërat Olimpike të Tokios në vitin 2020.

Mos lejo të jesh mbipeshë

Dr. Hinohara konsumonte një lugë gjelle vaj ulliri, lëng portokalli dhe kafe çdo ditë për mëngjes. Biskota dhe qumësht për drekë dhe oriz, peshk dhe perime për darkë. Ai konsumonte 100 gram mish dy herë në javë.

Energjia nuk vjen nga gjumi ose nga të ngrënit mirë, por nga të ndjerit mirë

Ju do të jeni më të lumtur dhe më energjikë nëse eliminoni rregullat strikte nga jeta juaj dhe rregulloheni në bazë të kohës. Jetoni si fëmijët, bëni shumë argëtim deri sa të keni gjumë apo uri.

Është e mrekullueshme të jetosh gjatë

Mjeku vazhdoi të shërbente shoqërisë, ishte vullnetar, punonte 18 orë në ditë, 7 ditë në javë dhe gëzonte çdo moment të vetëm të jetës së tij energjike.

Gjeni një model që duhet ndjekur

Mjeku zakonisht pyeste se çfarë do të bënte babai i tij kur ndeshte një problem.

Mos u shqetësoni shumë, jeta është e paparashikueshme dhe plot aksidente

Mjeku u rrëmbye nga ushtria komuniste kur ishte 59 vjeç. Ai kaloi 4 ditë nën 40 gradë dhe i prangosur. Ai ishte i habitur se si trupi i tij u përshtat me ato kushte.

Me sa duket, për të jetuar mirë nuk është e nevojshme të bëjmë gjëra të mëdha.