Si të kuptoni kur dikush ju ka bllokuar në Facebook

Kur dikush zgjedh të largohet nga jeta juaj nuk është asnjëherë një gjë e mirë, edhe nëse ndodh thjesht virtualisht. Kjo është arsyeja pse ne të gjithë meritojmë të dimë kush na ka hequr nga Facebook-u i tyre.
Ndonjëherë njerëzit kanë një arsye të mirë për t’iu bllokuar dhe sigurisht duhet ta respektoni atë, por kjo nuk do të thotë që nuk meritoni të dini kush janë ata që ju kanë bllokuar. Së pari, thjesht klikoni emrin e personit që mendoni se iu ka bllokuar. Nëse nuk iu del, ose mund t’iu kenë bllokuar ose kanë çaktivizuar llogarinë e tyre. Nëse keni një bisedë të vjetër me këta persona, klikoni mbi të. Nëse emri i tyre shfaqet me shkronja të zeza dhe nuk mund të klikoni mbi të, ata me shumë mundësi janë ende përdorues aktiv dhe ju kanë bllokuar.
Ende nuk mund ta besoni që dikush pati guximin t’ju largonte nga jeta e tyre virtuale? Nuk jeni plotësisht të bindur për këtë gjë? Atëherë kërkoni ndihmë nga një mik në jetën reale. Kërkojini mikut tuaj të kontrollojnë nëse profili i personit që ju mendoni se iu ka bllokuar është aktiv. Nëse po, atëherë dyshimet tuaja janë të konfirmuara.StrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...