Si të mos grindeni kur jeni në karantinë

Në skemën madhore të gjërave, ta përmbash veten për pak kohë është një sakrificë e vogël për të rritur sigurinë e të gjithëve, megjithëse sigurisht që do të paraqesë sfida, aq më teper tek marrëdhëniet tona.

Kjo shtron pyetjen: si mund t’i menaxhojmë më mirë rrethanat e pazakonta shoqërore në të cilat jemi?

Po sikur të jem ngecur me shokët e mi të dhomës?

Në vitin 2017, inxhinierja Ansley Barnard kaloi tetë muaj duke jetuar në një habitat të izoluar kube me pesë shkencëtarë të tjerë, si pjesë e programit Hi-SEAS të Nasa, i cili u krijua për të simuluar përvojën e udhëtimit në Mars. Gjatë asaj kohe, ajo mësoi disa leksione të zbatueshme për këdo që jeton me shokët e dhomës, transmeton Scan.

“Biseda për një konflikt të mundshëm të ardhshëm, parandalon që gjërat të përkeqësohen,” thotë Barnard. “Strategjitë tona në habitat duhej të ishin të hapura për ndjenjat tona dhe të shmangnim fajin. Kjo mund të ndihmojë për të gdhendur kështu zona private në të njëjtën shtëpi, në mënyrë që të mund të dekompresoni vetëm nëse keni nevojë,” thotë ajo, përcjell albinfo.ch.StrugaLajm

Barnard dhe ekipi i saj hanin darkë së bashku çdo mbrëmje, duke përdorur këtë kohë për të lënë mënjanë çdo çështje negative dhe për të punuar në marrëdhëniet e tyre me njëri-tjetrin. “Unë mendoj se të kesh një qëndrim pozitiv dhe të shikosh situatën tënde si një mundësi e përkohshme në vend të një pengese mund të të ndihmojë të ecësh përpara,” thotë ajo.

Po sikur të ndodhem vetëm unë dhe fëmijët?

Sipas Joshua David Stein, redaktori i botimit të prindërve “Fatherly”, nëse po përjetoni izolimin shoqëror me fëmijët tuaj, tani është koha për të sistemuar strukturën tuaj të rregullave. “Ndodh e njëjta situatë sikurse kur bëni një udhëtim me avion sëbashku me fëmijët tuaj, ata mund të shikojnë aq TV sa dëshirojnë, është i njëjti fenomen, të paktën tani për tani,” thotë ai. Fatherly ka përpiluar një listë të aktiviteteve në shtëpi për fëmijët e mërzitur, podcast-et miqësore për fëmijë, ture në muze online dhe video arsimore.StrugaLajm

Nëse fëmijët tuaj janë të shqetësuar për gjyshërit dhe ata nuk janë në gjendje t’i vizitojnë gjatë pandemisë, Stein sugjeron: “pa gënjyer, kornizoni atë në një mënyrë që do të lehtësojë shqetësimet e tyre sa më shumë që të jetë e mundur. Si, ‘Gjyshja është mirë, për sigurinë e saj dhe sigurinë tonë, ne do të mbështetemi tani tek FaceTime.” “Është gjithashtu e pritshme që durimi juaj të ezaurohet herë pas here. “Ndoshta do të ekzagjeroni disi me sjelljen tuaj ndaj tyre disa herë, nuk është gjëja më e mirë në botë, por nuk është fundi i botës. Mos u mërzisni për këtë, përpiquni të bëni më mirë herën tjetër”, këshillon Stein.

Po sikur të jem vetëm me partnerin tim?

“Kjo është një situatë kur ju e dini se çfarë do të ndodhë, kështu që ju keni kohë për të përpiluar një plan të lojës,” thotë Erin Davidson, terapist çiftesh. “Bisedoni se çfarë të bëni në momentet kur gjërat janë stresuese, shiheni si normal momentin që nxeheni me njëri tjetrin dhe vendosni për një sinjal që do të thotë ‘OK, duhet të ndahemi në dhoma të veçanta për tu qetësuar ose mbase dikush ka nevojë për një përqafim ose të flasë për emocionet që po përjeton”. Davidson thotë se të dy partnerët duhet të jenë dakort dhe të mirëkuptueshëm për ti dhënë njëri-tjetrit hapësirë e nevojshme. Ndërsa për ata cifte që nuk përjetojnë kriza apo debate gjatë kësaj periduhe mund të shfrytëzojnë kohën për të ndenjur më shumë dhe më afër njëri tjerit.

Po sikur të jem vetëm?

Disa ide se si të shpërqendroni veten ndërsa jeni vetëm në shtëpi, mund të jenë krijimi, pastrimi ose rrjetet sociale për të biseduar me miq që ndoshta nuk keni patur kohë gjatë ditëve normale. Sipas specialistëve përveç aktiviteteve në shtëpi ajo cka ndihmon së tepërmi është edhe ndihma që mund ti ofrojmë të tjerëve, qofshin të afërm, komshinj ose miq. Ndihma mund të jetë psikologjike ose shpirtërore kjo do të ndihmonte jo vetëm ata por edhe juve moralisht dhe shpirtërisht përë tu ndjerë më pak vetëm dhe më i dobishëm.

In : Aktuale

Loading...
loading...