SI TË SHFRYTËZOHET KOHA KUR GJENDEMI NË SHTËPI

                              LEXIMI  I LIBRAVE  LARGON STRESIN..

                                                                                                          Shkruan : Resul Bekteshi

   Qytetarë  të nderuar,  banorë të Republikës së Maqedonisë së Veriut , në këto ditë të vështira ,por jo vetëm për ne ,  tani gati e tërë bota gjendet në një situate të këtillë , bile edhe më të rëndë , duhet pasur kujdes  si të sillemi , si të veprojmë në këto çaste kur para vetes kemi një armik të panjohur që sulmon pa mëshirë,  pa paralajmërim. Nuk dihet nga vjen dhe kur vjen, prandaj duhet kujdes I veçantë dhe në përpikmëri të ndiqen dhe të respektohen rekomomandimet e Qeverisë , të Ministrisë së Shëndetit  dhe faktorëve të tjerë kompetent për të dhënë udhëzime dhe qasje drejt ruajtjes nga ky armik mizor, I poshtër dhe I padukshëm në fushë të betejës.   

    Por , vallë si e organizojnë  jetën këto ditë të izolimit shtëpiak qytetarët  ? 

  •  Tani të gjithë gjendemi në shtëpi . Aty gjenden të rriturit dhe fëmijët . Jetojmë pranë njëti  tjetrit , por normalisht në një distancë. Tani prindi ka mundësi të shoh së afërmi fëmijët , të bisedoj më gjatë me ta, sepse në kohën  tjetër ata gjenden të shpërndarë kush në shkollë, kush në fakultet e dikush në punë .
  • Rekomandimet e Qeverisë së RMV , Udhëzimet e MSH, Udhëzimet e SHK si dhe udhëzimet  e Shtabit të krizës për qytetin e Strugës duhet të respektohen në përpikmëri. Këtu do të përmendi  në veçanti Shtabin e krizës për Strugë dhe rrethinë për punën e palodhur që kryen në këto ditë të rënda  për banorët . Janë çdo kundi dhe në kohë të duhur japin udhëzime dhe kahje për çdo problem që paraqitet. Normalisht çdo gjë e rekomanduar nga Qeveria dhe MSH.
  •  Jam më se i sigurtë se  kujdesin ndaj higjienës personale e kryeni me vëmendje .
  •       Por vallë si e kalojnë kohën ata që gjenden nëpër shtëpi të izoluar.  Për të gjithë ata që nuk kanë ndonjë obligim të veçantë kam një porosi  të mrekullueshme. Ajo është ti kthehen librit , sepse – LIBRI ËSHTË THESARI MË I ÇMUAR PËR TË PASURUAR  BOTËN E BRENDSHME TË NJERIUT DHE PËR TË KULTIVUAR VLERËN E DIJES PËR ÇDO PERSON .
  •  Disa këshilla  që na mundëson leximi i librave:
  1.  Libri na mundëson  që për një kohë më tëgjatë të përqëndrojmë vëmendjen  aty dhe na largon nga stresi I ditës , kur dëgjojmë lloj-lloj lajmesh për Virus Koronën.  Leximi I librave – thonë shkenctarët – ulë nivelin e stresit deri më 68%.
  2.  Libri na mundëson të lexojmë diçka të re,  që ndoshta në ditët e rëndomta nuk na jepet mundësia.
  3.  Libri na mundëson të pasurojmë fjalorin me fjalë e shprehje të reja   që më vonë mund t ‘i përdorim në përditshmëri.
  4. Libri na njofton me ngjarje më të gjata dhe më të thukta për diçka që ndoshta e kemi pare edhe në film , por nuk është e njëjta  . Filmi dallon shumë nga romani, për këtë keni shumë raste për krahasim ( paramendoni Gjeneralin e ushtrisë së vdekur dhe binduni në dallimin nëse e keni lexuar romanin ).
  5.  Leximi i librave aktivizon trurin dhe njëherit largon rrezikun nga sëmundjet e ndryshme dhe largon  harresën. Për këtë shkentarët kanë këtë mendim : “ Truri ose përdoret ose humbet.”
  6.   Leximi  ndihmon në  ruajtjen e kujtesës , pra aktivizon të mbajturit mend për gjërat e reja që i lexon.
  7.  Nëse e keni bërë traditë të lexoni  diçka para gjumit do të fleni shumë më qetë. Për këtë shkenctarët japin shumë fakte. Është mirë të gjithë ata që nuk e kanë provuar të bëjnë një provë dhe të binden për këtë .
  8. Çdo ditë e jetës sate është një faqe e biografisë  sate, andaj kujdesu të shkruash mirë, sepse një faqe e keqe e ndryn gjithë librin – thotë  Sami Frashëri.
  9. Të gjithë kemi  nëpër shtëpitë tona  libra . Dikush ka edhe bibliotekë personale(familjare) dhe kemi mundësi të relaksohemi duke shfrytëzuar  ndonjë nga librat e bibliotekës shtëpiake. Nuk është marri nëse tani kthehesh dhe lexon diçka që e ke lexuar para shumë vitesh, sepse ajo të kthen kujtesën në ato vite, por është marri të humbësh tërë kohën duke mbajtur në dorë celularin ose duke ndjekur ndonjë program në TV. Normalisht edhe ata duhet të ndiqen , por me masë  dhe jo të harrohemi pranë tyre. Kur jemi te leximi i librave të rikujtojmë lexuesit se është shumë më e dobishme të rilexojnë(për ata që i kanë lexuar më parë ) veprat e Kadaresë, Naimit, Nolit , Samiut,Petro Markos, Jakov Xoxës , apo ndoshta nostalgjia do të na detyrojë të lexojmë veprën madhore të Humanistit shqiptar Marin Barleti, kushtuar Kryetrimit shqiptar Gjergj Kastriotit- Skënderbeu.  Në këtë shkrim unë vetëm rikujtoj dhe udhëzoj të gjithë ata që kanë vullnet për lexim ti lexojnë veprat me vlerë artistike , historike e kulturore të shkruara nga poetët respektivisht shkrimtarët tanë . S. Spase, M. Kuteli, Migjeni ose Lasgush Poradeci , Mihail Grameno e shumë të tjerë , veprat e të cilëve meritojnë të lexohen dhe ju siguroj se do të relaksoheni , do të kënaqni ndjenjat e juaja me diçka të re dhe me atë do të largoni për një kohë stresin  në këto ditë të vështira , kur gati tërë bota lufton kundër KOVID 19.
  10.  Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme kanë  obligime shkollore , por edhe ata mund të shfrytëzojnë kohën për të lexuar lektyrat shkollore.

Në fund të themi se libri është thesari më i çmuar për të përsosur e zhvilluar botën e brendshme të njeriut, prandaj shfrytëzoni  atë dhe mos e humbni kohën kotë , se koha është flori- shprehen shumë dijetarë adhurues të librit.

                                                                                                               Prof. Resul Bekteshi , Strugë

Loading...
loading...











Loading…


loading…