Si të trajtoni marramendjen (vertigon) pa ilaçe?

Çdo vit, miliona njerëz në botë përballen me vertigon, një ndjesi sikur ju apo çdo gjë përreth jush është duke u rrotulluar. Kjo ndjesi mund të jetë shumë shqetësuese dhe rrit rrezikun që të rrëzoheni, shkruan shendeti.com.al.

Trajtimi ripozicionues i quajtur “manovra Epley” mund t’ju vijë në ndihmë në rast se po vuani nga marramendja.StrugaLajmStrugaLajm

Shumë njerëz shërohen prej vertigos me një manovër shumë të thjeshtë, por shumë specifike të kokës dhe qafës, që zakonisht kryhet nga fizioterapisti. Këto trajtime ripozicionuese kanë qëllim të lëvizin kristalet prej kanalit gjysmë rrethor drejt zonës së duhur në veshin e brendshëm (utrikul). Trajtimi ripozicionues i quajtur “manovra Epley” përdoret për përmirësimin e gjendjes së kanalit të pasëm, kanali që preket më shpesh. Nuk është gjetur ndonjë mjekim efektiv për VPPB dhe në disa raste, mjekimi mund të shkaktojë më tepër dëmtim.StrugaLajm


Loading...
loading...