Si t’i dalloni shalqinjtë me përmbajtje të lartë të nitratit

Prej kohësh qarkullon lajmi se shalqinjtë në vend kanë përqindje të larta nitrati, shumë herë më larta nga ç’lejohet. Tepria e kimikatit në këtë frut kthehet në substancë helmuese në momentin që hyn në trup dhe shkakton helmim, transmeton RTK.

Simptomat më të rëndomta të helmimit nga shalqiri janë marramendja, të përzierat dhe spazmat në stomak.

Ka disa mënyra të thjeshta për të dalluar shalqinjtë me përmbajtje të lartë nitrati nga të tjerët.StrugaLajmStrugaLajm

Së pari, vëzhgoni me kujdes pjesën e bardhë të kores pasi ta prisni. Duhet të jetë e bardhë dhe jo e verdhë. Gjithashtu, në tul, shalqiri s’duhet të ketë fije të bardha.

Kontrolloni pjesën e zemrës. Nëse mungon, si në foto, është shenjë se fruti është rritur me hormone dhe mund të shkaktojë helmim.StrugaLajm

Metoda që rekomandon edhe ish ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, konsiston në futjen e një cope tuli në një tas me ujë në temperaturë dhome. Nëse ka përmbajtje të lartë nitrati, uji do të marrë ngjyrë rozë të ndezur.

Së fundi, kini parasysh se fruti duhet të jetë i rëndë kur ta ngrini në krah. Një shalqi me përmasa të mëdha, por i pakët në kilogramë nuk është natyral.


Loading...
loading...