Si u bë Kylie Jenner miliarderja më e re në botë


Kylie Jenner ktheu pasigurinë e saj më të madhe në një perandori miliarda dollarëshe. Vetëm në moshën 21 vjeçare, Jenner është anëtarja më e vogël e familjes Kardashian-Jenner. Dhe tani është më e pasura e familjes, dhe jo vetëm.

Jenner sapo është kurorëzuar nga Forbes si miliarderja më e re në botë. Ajo i zuri vendin themeluesit të Facebook, Mark Zuckerberg, i cili u nderua me postin kur ishte vetëm 23 vjeç.

Por nga rrjedh pasuria e Kylie Jenner?

Miliarderja fiton të ardhura nga shfaqja e saj në episodet me familjen në emisionin Keeping Up With The Kardashian, nga projektet e ndryshme të modelimit dhe postimeve mjaft të paguara në Instagram.

Por pasuria më e madhe e Jenner rrjedh nga biznesi i saj Kylie Cosmetics.

Manjatja e kozmetikës po quhet ndryshe ‘makineria që prodhon para’. Motra e saj më e madh, Kim e cila konsiderohet mbretëresha e fisit Kardashian, ka një pasuri me vlerë rreth 350 milionë dollarë.

Por si mund të bëjë dikush 1 miliardë dollarë me një kompani që e ka ngritur vetëm tre vite më parë?

Kylie themeloi kompaninë e make-up më 30 nëntor 2015 dhe është pronare e vetme.

Kjo do të thotë se kompania nuk ka aksionarë apo investitorë që presin të marrin përfitimet e tyre nga të ardhurat e shitjes së produkteve të kozmetikës.

In : Showbiz

Loading...
loading...