Sinani:Zaevi është më tinëzar se Gruevski!

Analisti politik Arsim Sinani deklaroi për Click Plus se kryeministri aktual Zoran Zaev është më tinëzar se Nikolla Gruevski. Ai këtë e ka theksuar duke folur edhe për protestën e djeshme “Drejtësi për Almirin”.

“Nga sot për Shqiptarët fillon ajo që unë them pranverë politike shqiptare për të kthyer dhe për të rikoperuar të gjithë ato humbje të cilat shqiptarët i përjetuan pas rënies së Gruevskit. Shqiptarët e rëzuan Gruevskin, por nuk dëshirojnë një Zaev i cili do të manipulojë me shqiptyarët për interesat e veta dhe në anën tjetër është shumë më tinëzar se Gruevski për shkak të mënyrë se si operon ai tregon se dëshiron që shqiptarët ti mbajë të themi kushtimisht të kontrolluar”, theksoi analisti Arsim Sinani.

In : Aktuale

Loading...
loading...