SISTEMI STALINIST I KONTROLLIT

Pozita e vërtetë e shqiptarëve në vitet e pluralizmit në tranzicion asnjëherë nuk u paraqit ashtu siç në fakt ishte. Përkundrazi, ajo ishte mjegulluar, ishte kamufluar apo ishte paraqitur e shtrembëruar.

Plagët e saja që vazhdimisht kullonin gjak, do të mbulohen me fasadë dhe ngjyra “optimiste”. Gjuha e “elitave” që e përshkruanin këtë të vërtetë, do të jetë një gjuhë me nuanca të shumta emocionale, gjuhë që keqpërdorte fatet e atyre që sakrifikuan jetën për një të nesërme më ndryshe, më të ngrohtë dhe mbi të gjitha të lirë. Dhe kjo fuqi e tyre, që buronte nga të qenit në pushtet, kjo energji që “magjepste” hallexhinjtë e ndryshëm, ishte e mjaftueshme për ta drejtuar timonin, ashtu siç u përshtatej atyre… StrugaLajmStrugaLajm


Ishte e qartë se sistemi stalinist i kontrollit nuk ishte zhdukur, përkundrazi vetëm sa ishte bërë më i sofistikuara. Të paktë ishin ata që nuk ekzaltoheshin nga premtimet. Por, kishte edhe të tillë, të cilët, të frikësuar nga pasojat e largimit nga puna, u detyruan të aktrojnë dhe shtiren se kinse janë të ekzaltuar nga “vizioni mbresëlënës” i elitave politike shqiptare, që do t’i mbetet vetëm të ardhmes. Fuqia e këtyre elitave që fillonte dhe përfundonte vetëm me punësim të premtuar, ishte e mjaftueshme që t’i frikësojë hallexhinjtë, prej të cilëve kërkohej të jenë gjithnjë në shërbim të partisë. Të dëgjueshmit këtë fuqi e trajtuan si të shenjtë, si një ushqim shpirtëror, ndërkaq qëndrimi vertikal do të fillojë të dorëzohet para qëndrimit horizontal, që në fakt ishte qëndrim përgjumjeje…StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...