Skandal në Zvicër, presidenti i Sionit rrah gazetarin sportiv (Video)

Sion ka arritur një fitore tejet të rëndësishme në udhëtim tek Lugano 1-2.

 

Në këtë fitore të Sionit kontribuoi edhe mesfushori shqiptar, Ermir Lenjani që shënoi golin e dytë.

 

Por fitorja e bardh e kuqve ka mbetur në hije pas gjestit të rëndë të presidentit të skuadrës.

 

Numri një i Sionit, Christian Constatin ka qëruar hesapet me një gazetar sportiv.

 

Gazetari Rolf Fringer gjatë javës kishte shkruar për Sionin dhe kjo nuk i kishte pëlqyer presidentit të skuadrës zvicerane.

 

Në fund të ndeshjes, Constatin ka grushtuar fillimisht gazetarin dhe pastaj edhe e ka shqelmuar atë.

 

“Më ka sulmuar dhe kritikuar gjatë gjithë javës, tani e zgjodha me të problemin në mënyrën time”, ka deklaruar Constatin.

 

Kjo ka bërë që publiku zviceran të kritikojë ashpër sjelljet e 60-vjeçarit. /Telegrafi/

In : Aktuale, Sport

Loading...
loading...