Skandali:Drejtoresha e kardiologjisë në Ohër ,e bën burrin e saj shef reparti

Antikorupsioni ka nisur procedurë lidhur me vendimin e drejtoreshës së kardiologjisë Donevska e cila ka vendosur si shef reparti në spitalin ku ajo drejton, transmeton Zhurnal.mk

Mjeku Zoran Doneski është vendosur si shef reparti në spital gjë që është avancim në detyrë për disa shkallë nga vendi i punës në të cilin ka qenë, duke u bërë kështu njeriu i dytë në institucion.

Qytetarët e Ohrit e kanë akuzuar drejtoreshën për nepotizëm. Për drejtoreshën nuk ka asgjë jashtë ligjore për avancim të bashkëshortit pasiqë sipas saj ka qënë në bazë të ligjit sepse ish drejtuesi ka qenë në specializim në Shkup.

Nga Ministria e shëndetësisë dje kanë bërë urgjentisht kontrollë për avancimin e bashkëshortit të drejtoreshës së kardiologjisë në Ohër ndërkohë që është bërë e ditur se antikorupsioni po heton rastin.

In : Aktuale

Loading...
loading...