Skënder Hoxha,mësuesi që hapi shkollën shqipe në Veleshtë

Veleshtë
Të dhëna nga arkivi familjarë i mësuesit Skënder Hoxha

Mësuesi i parë që ua mësoi të rinjve veleshtarë shkronjat e para shqipe ka qenë i ndjeri Skender Hoxha nga Elbasani,i lindur më 11 dhjetor të vitit 1920,i cili shkollën fillore dhe të mesëm,normalen,e kreu në vitin shkollor 1939-1940,ku dallohej për rezultate shumë të larta.Ky i ri idealist e nis punën në profesionin e nderuar të mësuesit në fillim në fshatin Lleshan të Elbasanit në vitin shkollor 1940-1941.Pas mbarimit të këtij viti shkollor Skender Hoxha,me urdhër të Ministrisësë Arsimit të Mbretërisë Shqiptare,nr.4009/ XXVI,të datës 2.X.941 XIX, emërohet mësues në Veleshte.
Vendimin nr.4009/ XXVI,datë 23 dhe 24 tetor 1941 që Skender Hoxha të fillojë punën si mësues në Veleshtë është dëshmi se shkolla shqipe në Veleshtë u hap në fund të tetorit.Këtyre dy vendimeve ,nëse ua bashkangjisim edhe fotografitë e nxënësve veleshtarë në krye me mësuesin e tyre,duke kenduat himnin e flamurit më 28 nëntor 1941,para godinës shkollore, janë fakte bindëse se shkolla në Veleshtë ka filluar me punë në fundë të muajit tetor ose fillimin e nëntorit,e jo në dhjetorë sic hasim disa shkrime .

Në memoaret e Skender Hoxhës janë gjetur mjaftë shënime e gjykime mbi V eleshtën e banorëte saj…’’ Kur erdha në Veleshtë,nuk u habita nga pritja e ngrohtë e parisë së fshatit dhe fshatarëse,sidomos e të rinjve veleshtarë,të cilët ishin njoftuar se u vjen mësuesi,por më habiti godina e re shkollore,e cila ishte e papërdorur dhe priste që nxënësit e parë ta fillojnë mësimin në gjuhën amtare.Kjo më habiti se në fshatrat e Strugës nuk kishte objekte dedikuar vetëm për shkolla dhe mësimi mbahej nëpër shtëpi private apo edhe në lokalet e xhamive..Më habiti edhe numri i nxënësve ,sidomos i femrave veleshtare,…u detyrova të punoj me dy turne.

Për një kohë të shkurtër nxënësit mësuan .Himnine flamurit e kënduam me rastin e 28 nëntorit 1941,para godinës shkollore në prezencën e prindërve dhe entuziastëve veleshtarë.Për fat patëm edhe fotograf , kjo fotografi është kujtimi jetësor imi..’’StrugaLajmStrugaLajm

Në Veleshtë pata edhe ndonjë problem të vogël,jo nga veleshtarët,por nga italjanët,shkruan Skënder Hoxha.Ata më detyruan të bëhëm Sekretar i Partis Fashiste për Veleshtën,por unë nuk pranova.Në këto rrethana u detyrova që vitin e ardhshëm të kërkoj transferim edhe pse pata përkrahje dhe siguri nga banorët e Veleshtës…

Skender Hoxha kujton edhe njëherë 28 Nëntorin e 1941,kur me një grup veleshtarësh,të shoqëruar nga daullet karakteristike tëVeleshtës,shkuan në Strugë ku do të bëhej manifestimi qëndror me banorët e gjithë rrethit,edhe pse pati tentative që të pengohet nga xhandarmeria italjane,manifestimi u mbajtë..Nga shënimet në ditarin e mësuesit Skënder konstatohet se ai ka qenë organizatori kryesorë për manifestimin qëndror në Strugë ,cka konstatohet edhe nga fotografija e bërë gjat defilimit në qendër të Strugës.StrugaLajm

Në arkivin familjar të këtij pishtari të arsimit gjeta përpos tjerash edhe dy fotografi të këtij manifestimi,të cilat janë publikuar për herë të parë më 28 nëntor 1997 në revistën ‘’Drini’’.

Mësuesi Skender veprimtarinë e vazhdoi në Pejë,si mësues,në trojet lindore shqiptare si sensibilizues për hapjen e shkollave shqipe,sidomos në Kumanovë,Preshevë e më gjër.Pas luftës këthehet në Elbasan,punoi si mësues,aktor e regjisor,në Elbasan e Tiranë, në vitin 1975 del në pension,ndron jete në 1995 në moshën 75 vjecare.

Punën e tij në Veleshtë e vazhduan mësuesit. Belul Efendiu,Hamit Pitja,Sadete Hashimi,Nexhip Minaroli. Këto të dhëna bazohen në flet regjistrimet të lëshuara nga Ministria e Arsimit e Shtetit Shqiptar të nënshkruara nga inspektori i arsimit Vasil Llapushi …..

Zejnulla Qyra


Loading...
loading...