Skënderbeu − frymëzim i veprave të mëdha për popujt e njerëzimin

Luftëtar e strateg, burrështetas e diplomat, figurë historike por edhe mit pozitiv që frymëzon vepra të mëdha për popujt e njerëzimin, është cilësuar kryeheroi i shqiptarëve. Skënderbeu në poezinë e sotme shqipe, shenjat e figurës së tij në gjuhën shqipe janë theksuar në kumtesat e prezantuara në ditën e dytë të konferencës shkencore “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu dhe epoka e tij”, kur u analizuan edhe vepra të ndryshme të shkruara për heroin kombëtar, ashtu sikurse dhe mënyra e portretizimit të tij në periudha të ndryshme kohore.

Të ndryshme kanë qenë aspektet e studimit të ndikimit të Skënderbeut, nga studiuesit që janë dakorduar në pikën se deri më tani është shkruar e folur shumë për të. Rreth 40 studiues të fushave të ndryshme kanë referuar të enjten në Institutin Albanologjik të Prishtinës, në ditën e dytë dhe të fundit të konferencës shkencore “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu dhe epoka e tij”, që u mbajt në kuadër të vitit që shënon 550-vjetorin e vdekjes së heroit kombëtar.

Se nuk ka poet të vjetër a të ri, klasik a bashkëkohor, të njohur apo më pak të njohur që nuk ka shkruar vargje për jetën e veprimtarinë e Skënderbeut, e ka thënë poeti e studiuesi Agim Vinca.

Vinca ka përmendur shkrimtarë të shumtë që kanë lënë krijime letrare për Skënderbeun – përfshirë Kolë Jakovën, Ernest Koliqin, Ismail Kadarenë, Azem Shkrelin e të tjerë − por vëmendje i ka dhënë edhe poeti Dritëro Agolli.

Se si ka ndryshuar portretizimi i Skënderbeut, ka qenë tema që ka zbërthyer arkeologu Naser Ferri në kumtesën me titull “Disa veçori ikonografike të paraqitjeve figurale të Skënderbeut”. “Në portrete gjatë periudhës së renesancës Skënderbeu paraqitet gjithmonë me kapelë, me ose pa dekorime me pupla dhe veshje italiane, respektivisht veneciane, për të treguar karakterin e tij laik dhe qytetar, të njeriut civil i cili ishte një lider evropian dhe udhëheqës i shtetit ‘që ndante Perandorinë Osmane nga Evropa’”, ka thënë Ferri.

Studiuesi Qemal Murati në kumtesën me titull “Shqipja dhe kujtimi për Skënderbeun – dy shenjat më kryesore të identitetit të shqiptarëve” tha se “Skënderbeu është edhe vetë gjuha shqipe”.

Sali Bashota e ka prezantuar kumtesën “Sintezë e dijeve historike për Skënderbeun – Aurel Plasari: Skënderbeu – një histori politike”, duke thënë se është fjala për një nga librat që dallohet në historiografinë shqiptare e atë botërore. Ai ka shtjelluar disa nga veçoritë e veprës së Plasarit për të arritur në një përfundim.

Profesori Idriz Metani nga Tirana ka lexuar kumtesën me titull “Vëzhgime mbi leksikun e veprës së Naim Frashërit: ‘Istori e Skenderbeut (1898)’


Loading...
loading...