Skënderbeu mbërrin në Beograd, ‘blindohen’ lojtarët

Gjatë orëve të para të ditës së sotme Skënderbeu ka mbërritur në Serbi për sfidën e kësaj të enjteje me Partizanin e Beogradit e vlefshme për grupet e Europa League.

Tri vjet pas ndeshjes Serbi-Shqipëri, pritja e një skuadre shqiptare në Beograd ishte sërish nën masa të rrepta sigurie dhe pse këtë herë mungonin forcat ushtarake, një ogur i mirë se ndoshta do të ketë një klimë më pozitive dhe gjithçka do të vendoset brenda fushës së blertë.StrugaLajmStrugaLajm

Bashkë me ekipin, në delegacionin prej rreth 50 personash, udhëtuan drejt Beogradit dhe 7 policë privatë dhe dy efektivë të policisë së shtetit, për të bërë më të sigurt qëndrimin e ekipit korçar në kryeqytetin e Serbisë.StrugaLajm

Në aeroport u vunë re forca të shumta policore, ndërsa ekipi u shoqërua drejt hotelit gjatë gjithë rrugës nga policia vendase. Skuadra është akomoduar në hotelin, “Croëne Plaza”, që gjithashtu është i rrethuar me forca të shumta policie.

In : Aktuale, Sport

Loading...
loading...