Sokol Dauti:Stërnipi i patriotit strugan, Nazim Tateshit i bashkohet Kombetares Shqiptare

 Strugani Qendrim Rizvani ka marr ftes nga Kombetarja Shqiptare, Rizvani aktualisht eshte pjes e Ekipit Zviceran ‘’Yang Boys U19’’. Këtë informacion për Strugalajm.com e konfirmon Sokol Dauti përfaqësuesi I FSHF-së për Zvicër.Dauti saktëson se kombëtarja shqiptare është synim I cdo futbollisti me gjak shqiptar .’’Aderimi I Qëndrimit I cili vjen nga familja e Nazim Tateshit nacionalistit strugan që gjatë luftës së dytë botërore me pushkë në dorë mbrojti Strugën dhe tokat shqiptare nga pushtuesit dhe sllavo-komunistët  është një fakt që na bënë krenar të gjithëve.

FSHF do vazhdojë të vëzhgojë cdo talent shqiptar në fushën e blertë që ka potenciale për tu bashkuar me kombëtaren shqiptare’’thekson Dauti për Strugalajm.com.

Kombetarja Shqiptare U19 ka zyrtarizuar dy ndeshjet e radhes te cilat i luan kunder Maqedonisë, ndeshja e pare do te luhet ne Korcë, kurse ndeshja e dytë do luhet ne Ohër.

Ndeshja e pare Shqiperi-Maqedoni  U19 Date: 24.03.2019 Ora 15:00 Stadiumi “Skenderbeu” Korce.

Ndeshja e dytë Maqedoni – Shqiperi  U19 Date: 26.03.2019 Ora: 15:30 Stadiumi i qytetit ne Ohër

In : Aktuale, Sport

Loading...
loading...