Sot vendoset fati i Shqipërisë dhe Maqedonisë

Sot do të vendoset fati i Shqipërisë. Liderët e vendeve të Bashkimit Europian do të vendosin nëse Shqipërisë dhe Maqedonisë do t’u jepet drita jeshile për hapjen e negociatave tani, apo do të shtyhet në një datë të dytë në vjeshtë, sikur është lakuar nga disa zyrtarë gjermanë gjatë vizitave në Shqipëri, pasi Holanda e konsideron hapjen e negociatave aktualisht si të parakohshëm.

Qershorin e kaluar vendimi u shty pikërisht për tani pas skepticizmit të tre vendeve, Holandës, Francës dhe Danimarkës. Pak javë më parë Komisionin Europian vendosi që të japë sërish rekomandimin pozitiv për çeljen e negociatave, pasi Shqipëria i ka plotësuar kushtet.

Vendimi do të merret sot në Luksemburg gjatë samitit të Këshillit të Ministrave të BE-së që do të diskutojë mbi paketën e zgjerimit në Ballkanin Perëndimor.

Shefja e diplomacisë europiane Federica Mogherini bëri thirrje për një vendim pozitiv për dy vendet, si vlerësim për reformat e ndërmarra, por gjithcka mbetet në dorë të vendeve anëtare.

In : Aktuale

Loading...
loading...