Sot është ”Dita botërore” e Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe

Me mbajtje të lojës paraolimpike “Boçika” dedikuar personave me nevoja të veçanta, sot në sheshin “Maqedonia” në Shkup do të shënohet Dita botërore e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe, 8 Maji. Si pjesëmarrës do të kyçen persona nga Qendrat ditore për persona me nevoja të veçanta nga Shkupi, Velesi, Kavadari, Dibra, Dellçeva, Kërçova, Gostivari dhe Prilepi. Në kuadër të vetë ngjarjes, dhe me qëllim të mbështetjes së promovimit të mundësive të barabarta dhe ngritjes së ndërgjegjës publike për personat me nevoja të veçanta, drejt ngjarjes do të kyçen edhe vullnetarë nga Kryqi i kuq i Qytetit të Shkupit dhe Organizatat komunale në territorin e Qytetit të Shkupit. Në mënyrë aktive në lojërat paraolimpike do të kyçen nxënës nga 10 shkolla të mesme në territorin e Qytetit të Shkupit nga, në të cilat realizohet projekti “Klube shkollore për edukim dhe parandalim të Kryqit të kuq”. Nxënësit dhe profesorët e tyre përgjegjës do të japin kontribut drejt realizimit më të lehtë të lojës, ndihmës dhe mbështetjes ndaj personave me pengesa në zhvillim.

In : Aktuale

Loading...
loading...