Spahiu godet klazin ZAZ të lëvizjes BESA

A gjer këtu do të shkojë amoraliteti politik? Grupi i ndarë nga Lëvizja Besa, ose ndryshe Klani ZAZ (Zekirja, Afrim, Zejdi), pas sharjeve të paskrupullta, shpifjeve, odendimeve në adresë të Ali Ahmetit dhe BDI-së dhe “betimeve” të dhëna se nuk do të uleshin me Ali Ahmetin kurrë, ngase, sipas tyre, ai ishte koka e së keqes për shqiptarët e Maqedonisë, tani duan që si ” prostituta” të bëhen pjesë e qeverisë bashkë me BDI-në.

Po ashtu do të ishte e moralit të ulët që BDI të pranonte të jetë në qeveri me ata që nuk lanë gjë pa thënë për ta dhe u krijuan për ta shkatërruar BDI-në.

BDI duhet të vendos kusht, ose ata në qeveri ose Klani ZAZ , “miqtë” e VMRO-së, përndryshe e gjithë kjo lojë që bën sot kryeministri Zaev me partitë shqiptare, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, që nuk dihen se kur do mbahen, mbani mend se…. (më shumë do të them në një opinion).

Kjo është shëmbëlltyra më e deformuar edukuese për shoqërinë!


Loading...
loading...