Spahiu: U munduan ta “deshifrojnë” statusin tim, i uroj shërim sa më të shpejt Ziadin Selës

Nga Artin Spahiu…

Në vend të sqarimit:
Në një status të nxjerrë mbrëmë dhe në të cilin nuk kisha përmendur as emër e as mbiemër, thjesht isha munduar që përmes përceptimit tim, që nuk do të thotë se mund të jetë e saktë, të tregoj se kush mund të jetë hero, shumë portale, individë, opinionbërës, anonimë…edhe pse siç theksova pa emër e mbiemër, por me asocim më të gjerë, ishin munduar që të “deshifrojnë” statusin tim.
Disa portale fitnesh ,që si qëllim parësor e kanë pasur dezinformimin dhe keqinformimi e qytetarëve , e kishin nxjerrë sikur statusi im ishte dedikuar deputetit ,z.Zijadin Sela! Pikërisht kjo më habiti dhe po më shtyn që të bëjë sqarim.
Tê nderuar qytetarë, anatarë dhe simpatizantë të z.Zijadin Sela! Ju që lëshuat vrer në adresë timen , që më keni sharë në gjithçka kam në familje, që më keni ofenduar në format më të ulta, më keni nënçmuar, mê jeni lajmëruar anonim dhe ju që keni guximin edhe të më kërcënoni me vrasje, vetëm nga ajo që u ka servirur një portal dhe që në statusin tim as që ka egzistuar, kam borxh që përmes këtij statusi të sqaroj atë që për njëmend mendoj.
Sëpari z.Sela, si njeri e si shqiptar në veçanti, si djal prindërish, si burr i një gruaje, si prind i fëmijëve,…i uroj shërim sa më të shpejt dhe aftësim për t’ju rikthyer jetës normale dhe veprimtarisë së tij. Së dyti, dënoj aktin terrorist të një grupi huliganësh , mbrojtës së pushtetit kriminal dhe kleptoman në ikje të VMRO-DPMNE-së, nga ku më sê shumti pësoi z.Sela!
Së treti dhe me shumë pak fjalë , dua të sqaroj statusin tim të fundit me mesazh të përgjithshëm, pa aludime konkrete por e deformuar nga disa portale, duke e e paraqitur si një status që status i dedikohej z.Zijadin Selës:
Unë Artin Spahiu, duke qenë dêshmitar i ngjarrjeve dhe rrjedhave të fundit politike, duke parë se sistemi i vlerësimit gati se është deformuar dhe çdo njeri nga çdo kushi shumë lehtë shpallet tradhëtar e shpallet hero, fuqishëm i qëndroj besnik mendimit tim të shprehur në statusin e fundit. Respektoj dhe vlerësoj zotin Sela për kontributin e tij dhe për energjinë e tij pozitive të shprehur gjatë periudhës pas zgjedhjeve parlamentare në shërbim të bashkimit të partive shqiptare. Gjithashtu vlerësoj protagonizmin politik gjatë muajve të fundit në skenën politike, gjë që edhe e bëri që të jetë edhe epiqendra e sulmit huligan të mbrojtësve të kleptokracisë në parlament. Por, përskaj gjitha këtyre vlerësimeve, përskaj njohjes së kontributit që ka në jetën shoqërore, sipas mendimit tim-që s’do të thotë se është i saktë-z. Sela nuk mund të quhet hero!
Ju siguroj se hero nuk do ta kisha quajtur asnjërin nga deputetet, qoftë edhe z. Ali Ahmeti, sikur do të kishin pësuar si z.Zijasin Sela. Hero as nuk do t’i kisha quajtur demagogjijë roman-folklorike të atyre që këndojnë himne e parulla patriotike në parlament.
Për fund, dua që të ceki se ky është mendimi im individual, pa asnjë nxitje, pa asnjë konsultim dhe imponin nga askush. Është mendim i çiltër, qoftë edhe gabim, por pa tendenca , i pa ndikuar dhe i pa terhequr nga inercioni i trendit propagandistik shoqëror. Jam i bindur se këtë që unë them shumë e mendojnë, por mungesa e transparencës karakteriale nuk i lejon që t’ a shprehin. Shfryhuni njerëz dhe thuani gjërat si i mendoni, mjaft më u fshehët nën maskat e trendeve shoqërore!
Ndërsa ata që kanë guximin që të kërcënojnë me vrasje shqiptarë dhe që e duan aq shumë Zijadin Selën, besoj se ne si shqiptarë , pas rastit në parlament dhe pasi më e dimë se kush ishin dhunuesit, kemi ku të marrim hak…

In : Aktuale

Loading...
loading...