Sportistët nga Suedia të befasuar nga mikëpritja e Flamurtarit të Ladorishtit dhe bukuritë e Strugës(Foto)

Një grup futbollistësh të rinj nga Suedia gjenerata e vitit 2004 dhe 2007/8 të shoqëruar nga prindërit nën drejtimin e trajnerit shqiptaro-suedezit Blerim Luka për disa ditë janë bërë pjesë e një turi në hapësirën shqiptare.Ky grup i madh sportistësh nga Suedia në Strugë kishte vendosur mardhënie me shkollën e futbollit Flamurtari të Ladorishtit që drejtohet nga sportisti I dalluar Seit Kreka.Blerim Luka I cili është drejtuesi edhe kësaj marshute njëkohësisht trajner në shkollën e ekipit ‘’ IF Väster Bojm’’nga Geteborgu i Suedisë për Strugalajm.com deklaron se sportistët e rinj nga Suedia po kalojnë shumë mirë në Strugë duke marr konsiderat më të mira për bashkëmoshatarët e tyre nga shkolla e futbollit Flamurtari nga Ladorishti i Strugës.Ata realizuan edhe dy përballje me ekipet e moshave të shkollës Flamurtari të Ladorishtit ku njëri ekip barazoi ndërsa ekipi tjetër humbi.Përvec se në Strugë mysafirët nga Suedia do të qëndrojnë edhe në Durrës dhe Tiranë.(Strugalajm.com)