Sporti,testi i nacionalizmit në Ballkan

Nga Ilir Vata/

Në Ballkanin e dalë nga lufta afro dy dekada më parë kanë ndodhur ndryshime të mëdha në aspektin politik dhe integrues dhe i gjithë rajoni është në një periudhë paqe, ndonse reminishencat e së shkuarës së afërt, gërvishtin mendje e turbullta të politikës, apo fanatikë të së shkuarës së regjimeve të mëparshme që e shëndërruar Ballkanin Perendimor në një vend ku jeta e njeriut përçmohej.

Vite më pare, ndeshja Serbi-Shqipëri që ishte një ndeshje e vlefshme për eliminatoret e kampionatit Evropian të Futbollit 2016, e zhvilluar në stadiumin e Partizanit në Beogradit, provokoi një rajonë të tërë, sepse mbi fushë fluturoi një dron që mbante një flamur me simbole nacionaliste shqiptare dhe sporti u shëndërrua në një arenë për të nxjerrë në pah inatet e vjetra të shekujve në një fushë ku luhej futboll.

Një skandal që në fakt mori përmasa, por politika  e Serbisë dhe e Tiranës e kaluan me shumë kujdes, madje nuk e përdori si një moment konflikti, por si një mundësi bashkëpunimi mes dy vendeve, madje zhvillimet politike kaluan çdo pritshmëri, pasi dy kryeministrat e Serbisë dhe Shqipërisë vijuan vizitat respektive në Beograd dhe Tiranë të ndërprera prej shumë dekadash.

Këtë javë është ndeshja Maqedoni-Shqipëri dhe nuk do të luhet në Shkup, por në Strumicë, një krahinë sllave dhe ku nuk ka shqiptarë dhe kjo vjen se maqedonasit synojnë të kufizojnë sa më tepër që të jetë e mundur numrin e mbështetësve për ekipin mik, për të garantuar një ndeshje të qetë.StrugaLajm

Shumë mendojnë se kjo është një ngjenjë nacionalizmi që e ka detyruar shtetin të ndërhyjë për të spostuar takimin e dy kombëtareve në një fushë tjetër, ndryshe nga ajo e Shkupit ku shqiptarët janë me shumicë, por mund të jetë dhe një zgjedhje e mençur për të shmangur entuziazmin e tepruar të tifozerisë që shpesh herë bie preh dhe e interesave dashakeqe politike në rajon që vitet e fundit kjo ligësi është shtuar me tepri të pa vend.

Dashakaqësit, ata që ulërasin për nacionalizmë shfrytëzojnë situata të tilla për t’i kthyer në konflikte mes vendeve dhe etniteteve që banojnë në një shtet, dhe rastet nuk kanë mungur, madje edhe në këtë ndeshje ata që vijnë nga ligësia mund të përpiqen të bëjnë të tyre, atë më të keqen, por kohët kanë ndryshuar.StrugaLajm

Maqedonia është një shtet ku shqiptarët janë shtetëformues dhe qeveria e fundit ka në strukturën e saj dhe shqiptarë, ose kurrë më mirë nuk kanë qenë shqiptarë dreri me sot, sepse tashmë përveç implementimit të marrëveshjes së Ohrit, ka dhe një dakortësi që gjyha shqipe të jetë gjuhë zyrtare dhe shqiptare jo vetëm të Maqedonisë, por dhe në Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi do të ndihen në Maqedoni si në shtëpinë e tyre.

Edhe pak ditë më parë dialogu mes Serbisë dhe Kosovës bëri një hap para pas takimit të presidentit të Kosovës Thaçi dhe atij të Serbisë Vucic, madje presidenti Thaci pas takimit deglaroi se Kosova, në këtë dialog, duhet të përfaqësohet e bashkuar si kurrë më parë, për të përmbyllur përjetësisht konfliktin njëshekullor me Serbinë dhe për t’i hapur rrugë paqes dhe mirëqenies së qytetarëve.

Po në këtë javë, Partizanin e Beogradit do të ndeshet më Skënderbeu i Korcës, në Serbi dhe pritet që ndeshja të jetë një test real i nacionalizmit në Ballkan, që ndonse është venitur, ende ka nga ata që besojnë në të shkuarën, madje kërkojnë që nëpërmjet të shkuarës të na diktojnë të ardhmen dhe sigurisht që kjo kadegori politikanësh që i përkasin të shkuarës nuk duhet të jenë me aktiv, sepse qytetarët e Serbisë, Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të Zi, duan të jenë si eropian me më shumë të mira, më të sigurtë për jetën dhe në harmoni me cilin do, një brez që kërkon të shkëputet nga e shkuara duhet çliruar nga pengesat dhe barrierat e të shkuarës dhe tashmë stafeta eropiane i përket të ardhmes.

Tivozët brohorasin për skuadrat e zemrës kudo, ashtu siç ndjekin ritmin e këngës, por ska pse primitizmi të na zgjoj në kohën kur Ballkani dirthte gjak dhe ballkanasit përndjekshin njëri-tjetrin.

Ne luaj për botërorë në sport, le të ndjekim ritmin e botës së qytetruar perendimor, ne ndeshemi për eropianin, le të ndjekim ritmin eropian ku nesër do jemi pjesë e saj dhe sporti është promovuesi më i madhe i vlerave dhe i bashkimit mes kombeve.

In : Aktuale, Sport

Loading...
loading...