Shën Mëri, baltë e shi-Agni Dauti

Kjo shprehje përdoret në fshatrat: Ladorisht, Frëngovë, Kalisht për ditën e Shën Mërisë. Kjo festë kremtohet në ditën e 20 shtatorit për çdo vit në kishën Shën Mëria, në fshatin Kalisht. Gjat kësaj dite gratë që ishin me shëndet të ligë, nuk mund të lindnin fëmi, shkonin te kisha e Shën Mëris pinin ujë, lanin syt, nga burimi që është aty pranë. Për shëndet hidhnin të holla metalike në ujë. Prej aty vazhdonin rrugën drejt vendit të quajtur Varsa. Aty poashtu pinin ujë nga një burim që gjendet aty. Këtu ato që shkonin për shëndet linin të holla metalike, linin nga një teshë ose e varnin në ndonjë pemë. Nga lënia e teshave bëheshte rrëmujë. Nga këtu ka dal dhe shprehja: Është bër shtëpia si te Varsa. StrugaLajmStrugaLajm

Pra këtë shprehje e përdorin nënat tona, kur shtëpia është e paregulluar dhe teshat jan lën vend e pa vend. Mandej vazhdonin rrugën për në Strugë dhe vinin te guri i shpuar ( Tashi që është ndërtuar kisha te lavazh Riçoti) edhe aty bënin të njëjtat veprime. Këto vendbanime këtë ditë e kremtonin si festë të tyre, që nga fillimi i ditës deri në orët e hershme të mëngjesit. Burrat luanin valle gjat tër kohës. Shum nga këto banor sillnin dhe shisnin prodhimet e sezonës si: Arra, rrush, misër etj. Gjat tër kohës së kësaj kremte shumica ishin shqiptar dhe shum më pak nga të tjerët. Nga viti në vit popullata shqiptare po largohet nga kjo kremte, vendin e të cilëve po e zën të tjerët. Kush është Shën Maria? Sipas Biblës, Shën Maria ishte një femër e devotshme në shërbim të zotit. Zoti e zgjodhi atë si shpërblim të lindi Jezus Krishtin. Si femër që nuk ishte prekur me dor nga asnjë mashkull dhe duke qën e virgjër. Kurse te myslimanët sipas kuranit engjujt i kan thën: O Mejreme zoti të ka zgjedhur, të ka pastruar dhe të ka parapëlqyer ty mbi të gjitha grat e botës ( Al Imran). Dhe kjo ka lindur azreti Isain. Agni DautiStrugaLajm


Loading...
loading...