Strategjia e LSDM-së “Përçajë dhe sundo”

Strategjia e LSDM-së “Përçajë dhe sundo”

Shefik Duraku

Deri sa BDI dhe Aleanca zhvillojnë “luftë” mediale se kush do udhëheqë me dikasterin e Shëndetsisë, LSDM-ja veç më është duke udhëhequr atë dikaster përmes zv.Ministrit dhe normisht sa më shumë të zgjatë kjo situatë aq më mirë për LSDM-në.StrugaLajm

Kjo është dhe strategjia e LSDM-së “Përçaj dhe sundo” dhe kuptohet se fituesi i kësaj situate “tërhiq dhe mos e këput” është vetëm LSDM-ja në aspekt të kontrollit të pushtetit,por kjo nuk mbaron me kaq, qëllimi është që të kontrollojnë sa më shumë pushtet dhe atë nga “hisja” që ju takon Shqiptarve. Nëse e shihni gjendjen e pas zgjedhjeve lokale në aspekt të konstituimit të pushtetit lokal mundë të vërejmë që LSDM-ja ka marrë disa këshilla komunal dhe pozicione në ndërmarrje komunale në komunat ku janë shumicë Shqiptarët e që asnjiher më parë si kanë pasur, për shembull. në Strugë, Tetovë, Çair, Kumanovë, Butel etj..StrugaLajm

Por cili është qëllimi final i kësaj strategjie të LSDM-së? Qëllimi tash më është shumë i qartë dhe lehtë i kuptueshëm, asimilimi politik i Shqiptarëve përmes kontrollit të pushtetit sa më shumë që është e mundur. Veprimi i këtillë i Lsdm-së ka gjetur teren shumë të volitshëm sidomos kur partitë politike Shqiptare i janë futur një “luftë brenda llojit” dhe kjo ndikon shumë në dëshprimin e votuesit Shqiptarë që indirekt e ndihmon projektin e “asimilimit politik” që dita ditës po fuqizohet dhe nuk vërehet ndonjë shenjë përmirsimi,kushtimishtë thënë tek pala Shqiptare. Cila është zgjidhja?

Komunikimi dhe bashkrëndimi i veprimeve politike brenda kampusit politik Shqiptarë është e vetmja mënyrë për ta ndalur një dukuri të këtillë që në planin afatgjatë mundë të jet shumë e dëmshme jo vetëm për Shqiptarët por për vet Shtetin e Maqedonisë, sepse një ditë kur të arrihet “pika e vlimit” gjithçka mundë përmbyset dhe të fillojmë nga e para,por nuk dihet cilat do të jenë pasojat dhe cili do të jet ndikimi i tyre në të ardhmen. Nëse duhet nxjerrur mësim nga e kaluara, një nga arsyet e urrejtjes së akumuluar tek Shqiptarët kundër Gruevkit i cili po jeton ditet e fundit të karierës së tij politike,është edhe fakti se në mënyrë sistematike ka nënçmuar potencialin politik të Shqiptarëve dhe ka prekur dinjitetin e tyre. Prandaj ktejt kjo situata e krijuar ditëve të fundit e që lidhet me Ministrin e Shëndetsisë nuk është thjeshtë ,,teknike” por është shumë politike dhe nxjerr në pahë realitetin politikë e që rrënjët i ka tek “Przhino 1 dhe 2” Ky është “koncepti qytetarë” i peshuar në “peshoren etnike” që ka për qëllimë eksploatimin e potencialit politikë të Shqiptarëve të bazuar në një demagogji komuniste.


Loading...
loading...