ALMA POLOZHANI ,SPORTISTJA NGA STRUGA IA SIGURON VENDIN E 2-TË ZVICRËS

Matosinhos/Portugali, me 26 Nëntor 2017

Karateistet shqiptare Drenusha Sejdijaj dhe Alma Pollozhani kanë fituar Vendin e 2-të me Zvicrën në Kampionatin Evropian të Karatesë Shotokan në Kategorinë Kumiite U21, përcjellin Ekskluzivisht @RadioVala dhe @Albsport.ch.

Në ekipin e Zvicrës në Kategorinë Kumite kanë garuar Drenusha Sejdijaj, Alma Pollozhani dhe Leoni Isenegger.StrugaLajm

Drenusha Sejdijaj në prononcimin Ekskluziv për @RadioVala dhe @Albsport.ch, u shpreh e kënaqur me suksesin e arritur në Kampionatin Evropian.

“Jam e kënaqur me suksesin e arritur në Portugali. Kemi mundur të arrijmë edhe më shumë sukses, por kemi pasur lendime të cilat na kanë dëmtuar. Është një sukses historik për Zvicrën e cila për herë të parë kthehet me 5 medalje nga një Kampionat Evropian. Në finale luftuam vetëm tre karateiste sepse një nga koleget tona mori lëndim më serioz që i pamundësoi pjesëmarrjen në finalen. Këtë sukses e kemi arritur të lënduara”, shpehet Drenusha Sejdijaj, karateiste shqiptare e Zvicrës.StrugaLajm

Ekipi i Zvicrës në Raundin e parë e ka fituar ekipin e Anglisë, në të dytin të Çekisë ndërsa në finale kanë humbur nga ekipi i Rusisë.

Kampionati i sivjetëm Europian i Karatesë Shotokan u mbajt nga data 24 e deri me 26 Nëntor më Matosinhos të Portugalisë.

In : Aktuale, Sport

Loading...
loading...