Struga, bashkon anëtarët e Klubit të Librit “Balkan Book Club “

Klubi i Librit Balkan Book Club tashmë i konsoliduar në llojin e tij mblodhi në teatrin Poshka në Strugë anëtare nga gjithë Maqedonia në evenimentin “Në emër të poezisë”. Ky është viti i dytë që mbahet një organizim i këtij lloji i cili ka për qëllim të promovojë kontaktin me lirizmin e poezisë.
Presidentja dhe themeluesja e këtij Klubi u shpreh se ndjehet mirënjohëse ndaj përfshirjes rekord të anëtarëve në këtë organizatë. Tashmë nën ombrellën e Balkan Book Club janë ndërtuar klube leximi në Shkup, Strugë, Ohër, Tetovë, Kërçovë, Dibër, Prishtinë, Nju Xhersi dhe janë gati dhe disa qytete të tjera jo vetëm në Maqedoni po edhe jashtë kufijve të saj.
Leximi është një nga mënyrat më të mënçura për të rritur dhe edukuar personalitetin, ndaj dhe kjo organizatë është nga më fisniket në llojin e saj. Zonja Volina është krenare që pa dashur të bëjë ndarje etnike, gjithsesi inisiativa ka ardhur nga intelektuale shqiptare duke treguar dhe një herë nivelin e lartë intelektual që shqiptarët kanë. Zakonisht nga Ballkani janë mësuar që të dëgjojnë histori të trishta konfliktesh dhe problemesh, ndërkohë që rasti i këtij Klubi Libri e prezanton gadishullin si një bibliotekë që promovon librin dhe leximin.
Klubi i Librit vazhdon zgjerimin e tij duke qënë i motivuar çdo ditë e më shumë nga nevoja dhe detyrimi që kemi ndaj procesit të leximit si një akt që sjell zhvillim dhe bashkon njerëzit me zgjidhje inteligjente të ardhura nga gjenitë e letrave.
Qasja akademike e këtij Klubi na bën të gjithë krenarë dhe nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’i urojmë suksese në misionin fisnik që mbart!StrugaLajm

StrugaLajm

Loading...
loading...