Struga e kujton veprimtarin dhe profesorin Arif Vinca

Në praninë e familjarëve,miqve, shokëve në Teatrin Poshka u mbajt një takim komomorativ me rastin e 10 vjetorit të ndarjes nga jeta e prof Arif Vincës.Fjalën e rast për jetën dhe veprimatrinë e profesorit Arif Vinca lexoi prof Musa Musai i cili e kujtoi atë  si një nga mesimdhënësit më të mirë që ka patur Struga, me taban kombëtar që nuk u thye edhe kur u burgosë nga regjimi shtypës ndaj shqiptarëve.Kujtime, shpalosën edhe personalitete të tjera dhe bashkëveprimtar gjatë aktivitetit të tij politik në kuadër të PPD-së si dhe ish nxënës të tij. Për nder të tij,  disa nxënës të shkollës së mesme Ibrahim Temo në kujdesin e prof.Xheladin Mucës recituan vargje të rilindasve kurse mbresa të veçanta la nipi i ti me një shkrim “Letër për Gjyshin” .Një dimension tjetër artistic këtij evenimenti i dha me  vargjet e Naimit aktori  strugan Pajazit Murtishi.(Strugalajm.com)

StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...