Struga sot feston “Ditën e Verës”

Struga sot feston  ‘’Ditën e verës’’një nga festat tradicionale  që prej mijra vjetësh është kremtuar në qytetin bregliqenas.Përvec simbolikës në kërcitjen e vezëve kësaj feste i është dhënë edhe një dimenzion më gjithëpërthshirës përfaktin se pjesë e saj bëhen si të vegjëlit ,shkollarët.”Dita e Verës” e cila në Strugë festohet prej mijra vjetësh ka  marr një karakter më masiv dhe më institucional dhe gjithëpërfshirës duke organizuar një sërë aktivitetesh më 14 mars.

Kjo festë e vjetër edhe emblematike për Strugën  festohet ashtu sic ëdhe është në traditën e trashëguar nga brezi në brez në mënyrë që të transmetohet edhe më tutje te gjeneratat e reja.Dita e Verës është një festë me origjinë të lashtë pagane . Ajo është festë arbëreshe e trashëguar në veçanti nga qytetarët e VALM-it Elbasanit (Skampa e lashtësisë) dhe festohet më 14 mars.Festimi kryhet në nderim të natyrës së bukur shqiptare dhe bimësisë që merr jetë në këtë datë. TaStrugaLajmStrugaLajm

nimë kjo festë është bërë edhe ditë kombëtare pushimi në Shqipëri. Shenja dalluese e këtij festimi është gatimi i ballokumeve.Ndërsa në Lezhë Ditën e Verës ndizeshin zjarre purifikues e për t’i dhënë forcë diellit në oborr e në kopshte. Nga gratë bëheshin rite magjike e kundër qenieve të tjera dëmtuese, grabitëse.Ndonëse kjo ditë vazhdon të ruhet dhe festohet madhërishëm në qytetin e lashte te (VALMIT) Elbasanit, ajo është festë e të gjithë shqiptarëve. Më 13 mars njerëzit marrin një tufë të vogël bari të njomë bashkë me rrënjët dhe dheun, që ta kenë në mëngjesin e datës 14 mars në shtëpi. Ky zakon i lashtë ruhet dhe festohet jo vetëm në Elbasan po edhe në Dibër, Strugë e Prespë.Dita e Verës ishte dita e fillimit të vitit sipas kalendarit shumë të lashtë të shqiptarëve, pra një ditë që kremtohej shumë shekuj para se të lindte krishterimi. Ajo kremtohej me 1 mars të kalendarit Julian, ditën e parë të vitit të ri (sipas kalendarit Gregorian, “14 mars”) Ajo ishte një festë mbarëshqiptare, që kremtohej si në Veri edhe në Jug, por me nuanca të ndryshme, sipas krahinave.(Strugalajm.com)StrugaLajm

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...