Struga malore, një pasuri që duhet vizituar(foto)

Kur i referohet Strugës mendimi i parë që i shkon çdokujt është liqeni dhe Drini i Zi, por Struga nuk i ka vetëm këto asete. Ky qytet është i rrethuar me vargmale që ofrojnë një panoramë mbresëlënëse, duke filluar me liqene dhe lumenj malor e deri peizazhe që vetëm natyra di t’i fali. Së fundi, një grup të rinjsh të magjepsur me bukuritë e malit Jabllanicë, përveç se kanë organizuar një seri turresh në këtë pjesë më pakë të vizituar të Strugës, kanë themeluar së fundi Klubin e bjeshkatarëve “Struga”, shkruan gazeta KOHA. Nderim Pollozhani nga Klubi alpin “Struga”, tregon se fillimisht iniciativat individuale në natyrë sollën interesim të madh për publikun. Njerëzit nuk kishin informatë se Struga ka bukuri të tilla. Kjo bëri që anëtarët të shtohen dhe entuziazmi për të bërë diçka më tepër ishte arsyeja e themelimit të klubit.

“Në datën 30 prill u promovua Klubi alpin bjeshkatar “STRUGA”, me rreth 200 pjesëmarrës nga të gjitha trevat shqiptare, për të marshuar drejt majës më të lartë të Strugës në malin Jabllanicë, përkatësisht drejt majës Guri i Zi që gjendet në lartësi mbi detare 2257metra. Klubi ka për synim të sjell një traditë të munguar, atë të bjeshkëtarisë, në mënyrë që qytetarët të shkëputen nga përditshmëria, të krijojnë kulturë sportive dhe vetëdije kolektive për kujdesin ndaj natyrës. Struga rurale është një perlë e pa eksploruar. Synimi ynë është që të kontribuojmë që në Strugë të ketë turistë 12 muaj. Liqenet malore, grykat e bukura me përrenj, shtigjet për çiklizëm malor dhe pushimoret e shumta në fshatrat: Belicë e Sipërme, Llabunishtë, Podgorcë etj. të jenë baza zhvillimore e turizmit rural të Strugës. Interesimi i shumtë i të rinjve për të na u bashkangjitur në aktivitetet tona, na jep shtysë për të vazhduar dhe më tej. E diela e kaluar ishte madhështore, asnjëherë në Strugë nuk janë tubuar aq shumë shqiptarë nga të gjitha trevat”, thekson Pollozhani. Dëshira jonë e madhe është që të mbjellim një traditë të re dhe të jetë afatgjate. Planifikojmë të krijojmë ura bashkëpunimi me klubet tjera në Kosovë, Shqipëri dhe më gjerë, në mënyrë që dhe ne si klub të marrim pjesë në organizimet e tyre, dhe një mundësi e mirë për t’u njoftuar me vendbanimet shqiptare. (Koha/Strugalajm.com)

received_10154677249292861 received_10154677249287861 received_10154677249342861 received_10154677249322861

In : Aktuale

Loading...
loading...